A është ky souftueri që u përdor për përgjim masiv në Maqedoni?

image04.png

Rasti “Arka” ka hedhur në pah skandal me keqpërdorimin e mjeteve buxhetore për sigurimin e pajisjeve për spiunazhë. Të dyshuar janë ish drejtori i SDK-së Sasho Mijallkov, ish shefi i Drejtorisë së pestë Goran Grujovski, shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ish ndihmës ministri në MPB dhe anëtari i Këshillit ekzekutiv në Telekom Nebojsha Stajkoviq, transmeton Portalb.

Pajisje të sofistikuara për t’i ndërprerë komunikimet elektronike, me këto fjalë Prokuroria speciale publike përshkroi pajisjet që janë lëndë e hetimit në rastin e ri të PSP të quajtur “arka”.

Burime të NOVA-së nga MPB zbulojnë se bëhet fjalë për pajisje që përdoret për të ndjekur aktivitetet në kompjuter dhe celulare të qytetarëve. Nëse kihet parasysh koha e porositjes së pajisjeve, tipi dhe lokacioni i firmës, hapen shumë dilema se nëpërmes “Finzi” është siguruar souftueri “Finfisher”.

Programi “FinFisher” mundëson qasje në sistemin e shfrytëzuesit dhe bën monitorimin e komunikimit të tij nëpërmjet internetit. Për shembull, çfarë shkruani në tastierë, depërtim me të gjitha fjalëkalimet në kompjuter dhe telefonin celular, depërtim në kamerën dhe mikrofonin tuaj, pa e ditur përdoruesi, transmeton Portalb.

“Finfisher” është prodhim nga kompania gjermane Elaman GMBH në partneritet me grupacionin britanik Gama Group International.

Duke përfshirë raportin e fundit të “Sitizen lab” nga viti 2015, Maqedonia rregullisht është në hartën e përdoruesve të “Finfisher”.

Komentet
Loading...
Top