Loading...

Eshtë vetëm 28 vjeç, vajza nga Tropoja ka lindur 7 fëmijë dhe ka mbaruar dy fakultete

ehfgqgh-660x330.png

Nëse thoni se nuk ia dilni dot me një apo dy fëmijë dhe ndiheni të lodhura, atëherë dëgjoni historinë e Ajlin Alfredaj, një nënë 28-vjeçare nga Tropoja, e cila është nënë e 7 fëmijëve dhe ka mbaruar dy fakultete.

Ajo është martuar në moshën 18-vjeçare dhe kur ishte 20 lindi dy binjakët e parë, djalë dhe vajzë, të cilët sot janë 7 vjeç. Pasi kaluan edhe tre vite ajo lindi dy binjake të tjera, të cilat janë vajza 4-vjeçare të dyja dhe vazhdojnë kopështin.

Më pas ka bërë edhe dy binjake të tjera pas një viti. Dhe në fund ka lindur një vajzë të quajtur Kenza, e cila është 1 vjeç e gjysmë.

Nëna e 7 fëmijëve tregoi se ndihet më e lumtur se kurrë kur e sheh shtëpinë plot me fëmijë, pasi tashmë familja e tyre ka krijuar një rutinë dhe i dhurojnë pafund dashuri njëri-tjetrit.

Përveçse një nënë e përkushtuar, 28-vjeçarja ka realizuar ëndrrën e saj për të qenë e arsimuar, e sot ajo ka përfunduar me sukses dy fakultete.

Gjatë bisedës në studio, Ajlin tha se me pak sakrificë dhe vështirësi çdo nënë mund ta gjejë kohën për t’i bërë të gjitha. Ajo tregoi se si ju bën ushqimin e preferuar të gjithëve dhe se si për të larë duart i vë në radhë dhe ata tashmë janë mësuar me disiplinën.

Ajlin tha se për momentin nuk kanë ndërmend të bëjnë fëmijë tjetër, edhe pse do të kishte dashur shumë që djali i vetëm Rei të kishte edhe një vëlla, pas 6 motrave.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media