Loading...

Eurogrupi mblidhet sërish sot për Greqinë

012.jpg

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë refuzuar propozimin e Athinës zyrtare për një program shpëtimi 2-vjeçar si dhe ristrukturimin e borxhit grek përmes fondit europian ESM.

Kjo bëri që takimi i jashtëzakonshëm i Eurogrupit, të mbyllet pa marrëveshje. Ishte ministri finlandez Alexander Stubb i cili e lajmëroi këtë përmes një publikimi në rrjetin social Twitter. “S’mund të zgjasim planin aktual të shpëtimit”, shkruante Stubb në Twitter.

Por pas përmbylljes së konferencës së mbrëmshme urgjente mësohet se Eurogrupi do të mblidhet sërish sot në orën 11:30, pasi Greqia do dale me një propozim të ri. “Ministrat e Financave të Eurozonës sërish takim nesër. Do diskutohet propozimi i ri grek. Çdo ndihmë e re mund të ketë kushte të ashpra”, njoftoi mbrëmë vonë kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.

Ndërkaq kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, flet për mundësinë që Greqia të pezullojë mbajtjen e referendumit të dielën, nëse rinisin bisedimet.

Komentet

Leave a Reply

Top