Loading...

Europa, mes shanseve për rritje dhe pasigurive të mëdha

031.jpg

Belgian tricolor and European Union flags are seen on at the side entrance of the renovated Berlaymont Commission building in Brussels, Thursday Oct.21, 2004. EU Commission President Romano Prodi inaugurated the renovated Berlaymont building which will become the home of the European Union's head office after years of scandal and chaos surrounding the restoration. (AP Photo/Yves Logghe)

Ekonomia e Bashkimit Europian (BE) po hyn në vitin e gjashtë të rritjes së pandërprerë dhe të gjitha Shtetet Anëtare pritet të shënojnë rritje sipas parashikimeve të tyre. Referuar indikatorëve kryesorë dhe mondernizimit, rritja ekonomike më e lartë ka pasur kulmin e saj në vitin 2017, sipas raportit të Komisionit Europian. Impulsi i jashtëzakonshëm nga rimëkëmbja në rritjen dhe tregtinë globale të ekonomisë europiane në 2017-n është duke u zhdukur, duke qenë se perspektiva për rritjen globale po dobësohet dhe tensionet e tregtisë janë duke u rritur.

Megjithatë, forca e indikatorëve të rritjes së brendshme të Europës duhet të jetë e mjaftueshme për të mundësuar që aktiviteti të vazhdojë të rritet dhe niveli i papunësisë të ulet. Përmirësimi i tregut të punës, rritja e pagave dhe masat ekspansioniste fiskale në disa shtete anëtare, duhet të ndihmojnë në ruajtjen e konsumit përgjatë vitit që sapo ka nisur. Përveç kësaj, investimi duhet të ketë mbështetjen e vazhdueshme të kushteve të favorshme të financimit, madje edhe normalizimin gradual të politikës monetare.

Gjithsesi, parashikimi nuk është i qartë për shkak të një numri të madh rreziqesh negative. Nga 2.4% në vitin 2017, rritja e PBB-së në Eurozonë parashikohet të bjerë në 2.1% gjatë 2018-s dhe 1.9% në 2019, pak më poshtë nivelit të rritjes të parashikuar gjatë verës nga Komisioni Europian.

Rënia e saj pritet të vazhdojë edhe në 2020, ku PBB-ja parashikohet të shkojë në 1.7%. Faktorët ekzogjenë, siç është zbehja e tregtisë botërore, rritja e pasigurisë dhe çmimet më të larta të naftës do të luajnë efekt negativ ndaj rritjes në përgjithësi, ndërkohë që aktiviteti ekonomik do të dobësohet duke qenë se përmirësimet në tregun e punës do të ngadalësohen.

Rritja e konsumit privat ka qenë e moderuar në 2018-n, duke ecur në të njëjtën linjë edhe me uljen e besimit të konsumatorit. Sidoqoftë, ai parashikohet të mbetet një prej elementeve kryesore të rritjes, i mbështetur edhe nga baza solide. Tregjet e punës duhet të vazhdojnë të përmirësohen, me rritjen e pagave që do të kontribuojnë më shumë drejt zgjerimit të të ardhurave nominale të ekonomive familjare sesa në rritjen e punësimit. Normat e ulëta të interesit duhet të ndihmojnë për të mbështetur çmimet e aseteve dhe pasurinë e familjeve.

Rritja e inflacionit do të ketë efekt lehtësues në fuqinë blerëse të familjeve gjatë këtij viti dhe atij të ardhshëm. Në përgjithësi, konsumi privat në Eurozonë parashikohet të rritet në 2018-n me 1.6%, me të njëjtin ritëm si vitin e kaluar dhe me 1.8% në 2019, pjesërisht për shkak të masave fiskale që do të merren në disa prej shteteve anëtare. Në vitin 2020, duke qenë se inflacioni më i ulët duhet të kompensojë ndikimin e një moderimi të mëtejshëm në ritmin e krijimit të vendeve të punës, konsumi privat do të bjerë në 1.6%. Kushtet e tregut të punës në Eurozonë shfaqën shenja përmirësimi edhe në gjysmën e parë të vitit 2018, me përmirësimin e punësimit në mënyrë të qëndrueshme pavarësisht ritmit më të ngadaltë të rritjes.

Shkalla e papunësisë vazhdoi të binte, ndërkohë që rënia në masat më të gjera të nënpunësimit tregon se edhe grupi i punëtorëve të mëtejshëm potencialë po pakësohet. Situata në secilin prej Shtetet Anëtare vazhdon të ndryshojë. Në dy vitet e ardhshme, krijimi i vendeve të punës duhet të vijojë të përfitojë nga rritja ekonomike, si dhe reformat strukturore dhe masat specifike të politikave në disa vende. Sidoqoftë, krijimi i vendeve të punës parashikohet të zvogëlohet nga rritja e mungesës së fuqisë punëtore dhe ritmi më i moderuar i rritjes ekonomike. Niveli i krijimit të vendeve të punës në Eurozonë parashikohet të ulet nga 1.4% në 2018 në 1.1% në 2019 dhe 0.9% në vitin 2020. Ngadalësimi, i kombinuar me rritjen thuajse të qëndrueshme të fuqisë punëtore, do të thotë që shkalla e papunësisë ka të ngjarë të bjerë më pak sesa në vitet e mëparshme.

Ekonomia e BE-së po përballet me një nivel të lartë pasigurie, kryesisht në lidhje me politikat ekonomike dhe tregtare në SHBA. Në të njëjtën kohë, rreziqet negative janë shumë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Materializimi i ndonjërit prej këtyre rreziqeve mund të përforcojë edhe të tjerët dhe të rrisë ndikimin e tyre në ekonominë e BE-së.

Mbinxehja në SHBA e nxitur nga stimulimi i konsiderueshëm fiskal pro-ciklik mund të rezultojë në një shtrëngim monetar më të shpejtë se sa mund të ndryshonte qëndrimin e investitorëve me efekte të dëmshme ndaj ekonomisë amerikane, duke pasur parasysh nivelin e lartë të levave të korporatave. Kjo do të ndikonte edhe në ekonomitë e tregjeve në zhvillim, ku trazirat financiare dhe flukset e kapitalit mund të përhapeshin më shumë sesa deri më tani. Kjo do të ndikonte negativisht edhe në rritjen dhe stabilitetin financiar në ekonomitë e përparuara.

Si një ekonomi relativisht e hapur, me lidhje të forta tregtare dhe me banka të ekspozuara ndaj tregjeve në zhvillim, BE-ja do të vuante nga kjo situatë. Përveç kësaj, përkeqësimi i pritshëm i llogarisë korente të SHBA mund të përshkallëzojë mosmarrëveshjet tregtare. Kjo mund të godiste veçanërisht Kinën me borxhin e saj relativisht të lartë dhe njëkohësisht në rritje të korporatave, që po rrit edhe brishtësinë financiare. Përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve tregtare do të rriste ndjeshëm dhe në mënyrë të përhershme pasigurinë, do të ndikonte në uljen e besimit, investimeve, tregtinë dhe rritjen globale.

Duke pasur parasysh integrimin e saj të lartë në zinxhirët e vlerave globale, Europa do të ishte veçanërisht e ndjeshme ndaj goditjeve të tilla të jashtme. Materializimi i ndonjërës prej këtyre rreziqeve ka më shumë gjasa të ndodhë në vitin 2020. Fundi i papritur i stimujve fiskalë në SHBA në vitin 2020 mund të çonte në një ngadalësim më të mprehtë në SHBA, me ndryshime te partnerët e saj të mëdhenj tregtarë (përfshirë BE-në), ndërsa përpjekjet e autoriteteve kineze për të mbështetur rritjen mund të rrisë borxhin dhe rrezikun e një rregullimi të paqëndrueshëm.

Në disa shtete të Eurozonës, ku niveli i borxhit është i lartë, veçanërisht në Itali, dobësitë e bankave sovrane mund të rishfaqen në rast të ndonjë dyshimi për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e financave publike, të cilat në një mjedis të rivlerësimit të përgjithshëm të rrezikut dhe rritjes së kostove të financimit, mund të shkaktojnë shqetësime në stabilitetin financiar dhe të peshojnë mbi aktivitetin ekonomik.
OECD nuk lë pa përmendur edhe rreziqet që kanë të bëjnë me rezultatin e negociatave të Brexit. Në rastin e daljes nga BE-ja pa arritur asnjë marrëveshje, ndikimi pritet të jetë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar sesa në 27 shtetet e tjera të BE-së.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media