EVN Elektrodistribuimi është duke e përfunduar sanimin e defekteve

thumbnail_1.jpg

Furnizimi me energji elektrike në vendbanimet e Maqedonisë jug-perëndimore të cilat ishin të kapluara nga moti i keq i shkaktuar nga sasi të mëdha të shiut dhe dëborës, u stabilizua. Ekipet e EVN Elektrodistribuimi sot arritën t’i lidhin nën tension gati gjithë konsumatorët e vendbanimeve të rajonit të Rekës, ku u shfaqën më shumë probleme gjatë sanimit për shkak të kushteve të këqia nga moti i keq. Deri në fund të ditës do të punohet që të lidhen nën tension edhe fshatrat në viset më të larta malore të këtij rajoni.

Ekipet e elektromontuesve që nga mëngjesi janë përqëndruar në zëvendësimin e shtyllave të thyera të çelikut dhe betonit në lidhjen Llabunishtë – Llukovë, ku punët përparojnë shkëlqyeshëm dhe deri në fund të ditës gati gjithë konsumatorët do të kenë energji elektrike.

Për largim të defekteve është angazhuar kapaciteti maksimal në dispozicion nga ana e EVN Elektrodistribuimi dhe kompanitë e jashtme, të cilat shfrytëzuan makinat dimërore motorike, sajat motorike dhe pajisje tjetër. Për dy ditë në kushte të rënda të motit, sasi të mëdha të dëborës dhe rëshqitjeve në rrugë, në më shumë ndërrime dhe gjatë gjithë ditës punuan në rregullim të defekteve dhe furnizim normal me energji elektrike të konsumatorëve të rajonit të Ohrit, Strugës, Resnjës, Kërçovës, Gostivarit, Tetovës dhe Rekës.

EVN Elektrodistribuimi do të qëndrojë në terren derisa të lidhen në rrjetin distributiv edhe vendbanimet e fundit të cilat janë pa furnizim për shkak të motit të keq.

Komentet
Loading...
Top