Loading...

EVN pjesëmarrëse në „Energjetika 2018“ Përmes më shumë projekteve do të nxiten inovacione

img001.png

Konferenca ndërkombëtare „Energjetika 2018“ e cila këtë vit mbahet në Ohër duke filluar prej sot deri më 06 tetor, mblodhi mbi 70 shkencëtarë dhe ekspertë në fushën e energjetikës.

Gjatë kësaj periudhe do të prezantohen mbi 30 punime shkencore dhe eksperte nga ana e pjesëmarrësve, ndërsa temat përmes së cilave do të shkëmbehen përvojat janë: tregu i energjisë elektrike, strategjitë energjetike, prodhimi, burimet ripërtëritëse, menaxhimi me sistemin e transmetimit, optimizimi në menaxhimin me rrjetin distributiv, efikasiteti energjetik dhe ekologjia etj.

Në mesin pjesëmarrësve në konferencë, u drejtua edhe z. Haralld Damerer, menaxher i EVN Elektrodistribuimi.

„Në botën e energjisë elektrike, më shumë se kurrë në të ardhmen do të jenë të nevojshme mendje të talentuara dhe kreative në mesin e punonjësve tanë, studentëve, intelektualëve dhe shoqërisë në përgjithësi.

Ky transformim është sfidë e madhe për të gjithë ne por njëkohësisht përfaqëson edhe mundësi të madhe. Të gjithë juve, me mënyrën e të menduarit dhe idetë jashtë kornizave, ju inkurajojmë të jeni inovativ dhe të na bashkangjiteni në zinxhirin e ardhshëm të krijimit të vlerave në energjetikë.“

Përndryshe, EVN është mbështetës tradicional i kësaj konference si dhe një sërë projektesh dhe aktivitetesh tjera në funksion të zhvillimit afatgjatë në fushën e energjetikës.

Komentet
Top