Loading...

EVN zhvillon infrastrukturë publike kombëtare për mbushjen e makinave elektrike

thumbnail_IMG_0347.jpg

EVN filloi me implementimin e projektit të ri me titull “Elektromobiliteti me EVN”. Qëllimi përfundimtar i këtij projekti është adaptimi i zgjeruar i elektromobilitetit në Maqedoni. Duke ndjekur trendet globale, EVN ndërmerr hapa konkretë për krijimin e parakushtit kryesor për përdorimin e makinave elektrike, që është infrastruktura e gjerë kombëtare e mbushjes.

Për shkak të kufizimeve të teknologjisë aktuale të makinave elektrike, pa stacione për mbushje në minimum çdo 100 kilometra, udhëtimet e gjata me këto makina janë pothuajse të pamundura. Për këtë shkak, EVN në bashkëpunim me komunat po ndërton aktualisht një infrastrukturë serioze të mbushësve nëpër të gjithë vendin. Në kuadër të projektit për zhvillimin e elektromobilitetit, EVN aktualisht vendos mbi 40 stacione për mbushjen e makinave elektrike në lokacione publike qendrore në 17 qytete në Maqedoni. Në qytetin e Shkupit janë vendosur më shumë mbushës, të cilët përveç në sipërfaqet publike, janë në dispozicion edhe në objekte të frekuentuara siç janë hotelet, restorantet, qendrat tregtare dhe e ngjashme. Me këtë rrjet të zhvilluar të mbushësve, pronarët e makinave elektrike nga vendi dhe jashtë do të mund të udhëtojnë në cilindo drejtim brenda dhe jashtë kufijve të Maqedonisë.

“Si lider në treg, EVN synon t’i bëjë të disponueshme trendet globale për qytetarët në Maqedoni. Pikërisht për këtë shkak filluam dhe me realizimin e projektit “Elektromobiliteti me EVN” me të cilin shpresojmë se do të nxisim përdorim më të madh të makinave elektrike, me çka do të kontribuojmë në masë të madhe për një mjedis më të pastër dhe më të shëndoshë, do të sigurojmë mundësi për shfrytëzim më të madh të teknologjive të reja dhe njëkohësisht do të ndihmojmë që Maqedonia të bëhet një destinacion edhe më tërheqës turistik”, theksoi Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues i EVN Maqedoni.

Shfrytëzimi i mbushësve të EVN-së në periudhën promovuese prej një viti do të jetë falas për të gjithë përdoruesit. Pronarët e interesuar të makinave elektrike do të duhet së pari të regjistrohen për kartelë elektronike për përdorim të mbushësve në www.elektrodistribucija.mk, [email protected] ose në Info Qendrën e EVN-së.

EVN në të ardhmen do të vazhdojë me zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të mbushësve elektrik me një qëllim të qartë – rritja e numrit të makinave elektrike në rrugët e Maqedonisë. Në këtë mënyrë do të kontribuohet për uljen e ndotjes së ajrit, zvogëlimin e zhurmës në zonat urbane dhe qëndrueshmërinë afatgjate të mjedisit. Makinat elektrike janë ekologjike, më ekonomike, më efikase dhe më të sigurta se makinat e zakonshme, ndërsa përmes këtij projekti të EVN-së ato do të jenë edhe më shumë në dispozicion për qytetarët e Maqedonisë.

Komentet
Top