Facebook përgjon telefonatat dhe mesazhet, shokohen përdoruesit

SnapchatFacebookInstagramIcons.jpg

Shumë njerëz po fshijnë llogaritë e tyre në Facebook pas skandalit që zbuloi Camridge Analytica, ku të dhënat personale të përdoruesve po përdoren nga kompania. Pasi kanë shkarkuar një kopje të të dhënave që Facebook ka për ta, shumë njerëz kanë zbuluar edhe thirrje hyrëse e dalëse dhe mesazhet.

Problemi u bë publik nga disa përdorues të Facebook në Twitter, ku shprehen se te dosja e të dhënave që kanë shkarkuar, kanë gjetur aty edhe tabulatet telefonike dhe mesazhet që kanë shkëmbyer jashtë aplikacionit, duke përfshirë edhe kontakte që nuk i kanë më.

Një përdorues me emrin Ben Wigham në Twitter shkruan: “Nuk e kam FB të instaluar në celular, por kur shkarkova nja kopje të të dhënave zbulova që kishin përgjuar telefonatat me prindërit e mi dhe të dashurën. Është interesante sepse kurrë nuk kam përdorur Facebook-un për të komunikuar me prindërit.”

Një zëdhënës nga kompania tha se kjo ka ndodhur sepse përdoruesit kanë lidhur kontaktet e telefonit me Messenger, dhe shpjegohet në fillim kur shkarkon aplikacionin.

Komentet
Loading...
Top