Loading...

Facebook sfidon YouTube-in

auto_face1436606555.jpg

Facebook do t’i bashkohet biznesit të videove muzikore dhe të sfidojë YouTube-in. Vitet e fundit, Facebook është përpjekur që të jetë më shumë se një rrjet social që bashkon miqtë dhe familjarët. Gjiganti i rrjeteve sociale ka shfaqur vazhdimisht përmbajtje origjinale dhe ka bërë marrëveshje me autorë, publikues apo redaksi lajmesh që të ngarkojnë punën e tyre direkt tek serverët e rrjetit.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe me videot, dhe së fundi është njoftuar se kompania po kërkon për një mënyrë të re për të shtuar video muzikore tek repertori i saj, transmeton Krokodili. Videot muzikore do të përzgjidhen nga ekspertë të muzikës, dhe të ardhurat nga reklamat do të ndahen ndërmjet Facebook-ut dhe autorëve të muzikës. Kompania do të fillojë të testojë këtë veçori të re në muajt e ardhshëm, dhe nëse rezulton e suksesshme, atëherë do ta zgjerojë edhe më shumë.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media