Loading...

Facebook vendi më i mirë i punës, sa paguhet një punëtor

a-116-800x450.jpg

Glassdoor kohëve të fundit e ka quajtur gjigantin e teknologjisë si vendin më të mirë të punës për vitin 2018.

Sipas kësaj faqeje, paga mesatare vjetore bazë në Facebook është 120,000 dollarë, ndërsa kompensimi total mesatar shkon deri në rreth 155,000 dollarë.

Facebook ka sistemin e vet për përcaktimin e kompensimit, i cili merr parasysh faktorët si kategoria e punës, niveli i përvojës dhe vendndodhja, përcjell gazetametro.net.

“Ne duam të punësojmë njerëz në bazë të përvojës së tyre dhe asaj që do të japin për Facebook, kështu që ne marrim parasysh situatën e tyre aktuale”, ka thënë një zyrtar i kompanisë.

Komentet
Top