Faivre më i shpejtë se Hirscher

auto_ST197881480861933.jpg

Francezi Mathieu Faivre shkëlqeu në disiplinën e sllallomit të madh. Skiatori francez bëri paraqitje të jashtëzakonshme dhe për 49 të qindtat la pas vetes kampionin në fuqi të botës, austriakun Marcel Hirscher. Faivre bëri rrëshqitje fenomenale në shteg dhe kjo i dha një epërsi të dukshme ndaj përcjellësve. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:25.01 minuta. 24-vjeçari tregoi përformancën e tij, duke lënë të befasuar të gjithë në shtegun në Qendrën e Skive në Val d Isere të Francës.

Hirscher u përpoq maksimalisht, por ngeci për 49 qindtat nga francezi, por fitoi pikë të rëndësishme që ia ruajnë epërsinë në krye të renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës dhe në atë të sllallomit të madh. Se ishte dita e skiatorëve francezë pa dyshim e dëshmon edhe renditja e tre skiatorëve të tjerë nga vendi i tretë deri te i pesti. Alexis Pinturault u rendit në vend të tretë, por kishte kohën më të dobët për një sekondë e 11 qindta se bashkëkombësi i tij, Faivre. Thomas Fanara renditet i katërti ose me 28 qindtat qe më i shpejtë se i pesti Victor Muffat Jeandet. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher, kryeson me 280 pikë, i përcjellë nga Kjetil Jansrud (Norvegjia) 200 pikë, Alexis Pinturault (Franca) 184, Aksel Lund Svindal (Norvegjia) 140, Mathieu Faivre (Franca) 129, Felix Neureuther (Gjermania) 125, Peter Fill (Italia) 112, Dominik Paris (Italia) 96, Carlo Janka (Zvicra) 96, Bostjan Kline (Sllovenia) 95 pikë etj. Në disiplinën e sllallomit të madh, Hirscher udhëheq me 160 pikë, pasojnë: Pinturault 160, Faivre 129, Fanara 90 pikë etj.

Rezultatet

1. Mathieu Faivre (Franca) 2:25.01

2. Marcel Hirscher (Austria) 0.49

3. Alexis Pinturault (Franca) 1.11

4. Thomas Fanara (Franca) 1.52

5. Victor Muffat Jeandet (Franca) 1.80

6. Luca De Aliprandini (Italia) 2.13

7. Philipp Schörghofer (Austria) 2.36

8. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 2.38

9. Erik Read (Kanada) 2.50

10. Riccardo Tonetti (Italia) 2.58

Komentet
Loading...
Top