Loading...

FAJIN S’E KA ALIU!

54435801_273595380234550_6495692784530358272_n.jpg

 Shkruan: Medai Shaholli

Në këto 17 vite dështimi dhe zhgënjimi të Ali Ahmetit në skenën politike si pjesëmarrës në qeveritë e koalicionit dhe në përpjekjet e tij mjerane për ta ngritur statusin inferior të shiptarëve në NMK, ai gjithë këtë përgjegjësi kolektive dhe individuale e justifikon me një fjalë se fajin s’e ka Aliu. Qëkurse merr pjesë në qeveritë e koalicionit DUI, si parti shqiptare që thotë se është dhe që përfaqëson popullin më të vjetër të këtyre trojeve, ata nuk ka kërkuar kurrë seriozisht ndryshimin e statusit politik të shqiptarëve në këtë vend. Dhe për këtë fjin s’e ka Aliu! Në ndryshimet e fundit kushtetuese që ua këronte Marrëveshja e Prespës, ishte rasti i duhur ku përmes tjerave të kërkohej statusi ynë poltik dhe barazia e gjuhës shqipe me sllavishten në kushtetutë por, integristët e Ahmetit nuk guxuan të kërkojnë asgjë më shumë sa u prpozoi kryeministri Zaev dhe për këtë fajin s’e ka Aliu! Por, edhe në këtë rast nuk deshi Ali Ahmeti, pasi nuk ishe ky prioritet i tyre dhe kjo kërkesë do të paraqiste pengesa në integrimin e vendit në NATO, pa çka se shqiptrët mbeten si qytetarë të dorës së dytë dhe për këtë krim politik fajin s’e ka Aliu. Marrëveshja e Ohrit, si mbeturinë dhe relikt i së kaluarës mban peng statusin politik të shqiptarëve si bashkësi etnike e shifrave dhe për këtë turp fajin s’e ka Aliu. Miratimi i ligjit për gjuhët nuk është ligj për zyrtrizimin dhe barazinë e gjuhës shqipe me sllavishten, por përcakton të drejtën e përdorimit e gjuhëve të bashkësive etnike që flasin së paku 20 % e popullsisë, e drejtë e cila buron nga Marrëveshja kërmë e Ohrit që rri mbi kokat e shqiptatëve si ”shpatë e Domokleut”, dhe për këtë tradhëti kombëtare fajin s’e ka Aliu! Përdhosja dhe denigrimi që vazhdon t’i bëhet shqiptarëve në librat shkollor të historisë, ku shqiptarët paraqiten si popull i zbritur nga malet që ka paskësh pushtuar tokat e sllavëve, është njolla e zezë e tradhtisë për DUI-n dhe ministrin e arsimit që nuk fshihet kurrë dhe për këtë fajin s’e ka Aliu. Në këto 17 vite të post konfliktit të 2001 dhe të rivendosjes së demonkracisë dhe supremacisë sllave mbi shqiptarët në NMK, ka vetëm një përgjegjës që e ka gjithë fajin dhe ky është Ali Ahmeti.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media