Loading...

Faleminderit Kosovë, tani radhën duhet ta kemi ne

logo.png

Ramush Haradinaj mund të duket si politikani i një profi li “të fortë” dhe jo elastik. Por ai e ka bindje se politika e suksesshme bëhet përmes ofertës më të mirë.

Ishte ndër zërat e parë që ka artikuluar, se për të bërë për vete veriun në Mitrovicë, përtej urës së Ibrit, ku dominojnë serbët me struktura paralele, Prishtina duhet t’i japë një ofertë më të mirë ekonomike se Beogradi.
Vendimi i tij dhe qeverisë së Kosovës, radikal dhe stoik, për t’u vendosur barrierë eksporteve serbe, që hyjnë në tregun e Kosovës, nëpërmjet rritjes së taksave 100 për qind, qëndron brenda së njëjtës natyrë politike të kryeministrit Haradinaj, ndonëse duket si nonsens për ato që thamë më lart.

Vendosja e barrierave tarifore, që ndrydh lëvizjen e lirë të mallrave dhe kapitalit, ka provuar që nuk sjell përftime afatgjata. Ato janë një kosto e shtuar për qytetarin, i cili duhet të konsumojë me çmime të diktuara, siç po ndodh edhe në Kosovë. Do të ketë edhe shkurtime të vendeve të punës
te bizneset që janë të lidhura me ekonominë serbe.

Kjo lëvizje nuk shkon edhe në rrjedhën e angazhimit të vetë Kosovës, në proceset liberalizuese dhe integruese si CEFTA dhe tregu europian, që janë projekte madhore për një mirëqenie afatgjatë. Nuk shkon as me kryeministrin e Kosovës, i cili i qëndron parimit të ofertave. Por kjo qasje ekstreme e qeverisë së Kosovës nuk duhet parë si thjesht dhe vetëm nën dritën e një marrëdhënie tregtare dypalëshe.

Ajo është kundër-oferta e Prishtinës ndaj ofertës refuzuese të Serbisë për njohjen e Kosovës. Megjithëse ky është një mekanizëm ekonomik kundrejt një përfi timi afatgjatë dhe strategjik për shtetin e Kosovës, ai vlen politikisht. Ai po vlen edhe për një arsye tjetër që sapo ka fi lluar të formësohet si përfi tim.
Zoti Haradinaj dhe qeveria e Kosovës i bënë një nder të madh Shqipërisë, si dhe po i japin edhe
një mësim politikës dhe qeverisjes së Tiranës.

Sipas të dhënave nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, që prej 21 nëntorit deri në fund të javës së parë të dhjetorit, Serbia ka humbur 23 milionë euro. Vetëm humbjet nga transporti arrijnë në 1.3 milionë euro dhe në treg mungojnë mbi 39 mijë tonë mallra serbe.

Kjo vlerë e munguar në treg për konsum po zëvendësohet nga të tjerët. Përfi tuesit e parë janë bizneset e Kosovës. Përfaqësuesit e forumeve të biznesit kosovar, që ishin në Tiranë javën e kaluar, thanë se po ndodh një fenomen i dëshiruar. Qytetarët po i respektojnë dhe kthejnë sytë nga produktet vendase/kombëtare dhe kjo është një e mirë që sjell rritje të bizneseve dhe se paraja e vendit mbetet brenda kufi jve për t’u kthyer më pas një përfi tim afatgjatë, me më shumë investime.

Një pjesë tjetër po zëvendësohet nga produktet e Shqipërisë. Të dhënat e fundit zyrtare nga INSTAT tregojnë se eksportet shqiptare në Kosovë patën rritje të fortë në muajin nëntor, duke zëvendësuar disa artikuj në tregjet e Kosovës që më parë importoheshin nga Serbia. Rritja ishte gati 34 për qind në muajin nëntor, krahasuar me nëntorin e një viti më parë. Ritmet më të larta të rritjes i pati eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metalet. Gjatë 11-mujorit, eksportet shqiptare ishin 25 miliardë lekë, por vendi bosh i mbetur në treg nga mallrat serbe premton përfi time edhe më të mëdha.

Po Shqipëria, a mund t’ia kthejë “nderin” Kosovës? E vështirë për të thënë “Po”. Të enjten e kaluar u hap dogana e Kosovës edhe në Portin e Durrësit “por e dini që kostot në portin tonë për shkarkimin e një kontejneri janë 250 euro, kurse në Portin e Selanikut, vetëm 30 euro, tha përfaqësuesi i Dhomave Shqiptare të Tregtisë në Tiranë. Atëherë pse Kosova duhet të na dojë ne dhe jo grekët? Patriotizmi nuk vlen. Ka mjaft barriera ende sot mes ekonomive dhe bizneseve shqiptare të ndara me kufi j në dy shtetet që e ndrydhin procesin e bashkimit. Këto barriera, ndonëse nuk janë në përmasa të njëjta, janë po aq të ngjashme me barrierat që Kosova vendosi
ndaj Serbisë.

Të paktën ne shqiptarëve mes njëri-tjetrit, nëse duhet të ecim në të njëjtën rrugë si eci BE kur u formua si union, atëherë duhet të bëjmë si ajo: si fi llim, politika tregtare dhe doganore të njësuara pa barriera, siç edhe po mbajmë të njëjtin qëndrim në politikën e jashtme për njohjen. Në fakt, kjo duhet të ishte edhe rruga që Kosova dhe Serbia duhet të kishin ndjekur bashkërisht për përfi time të ndërsjella pa arritur ekstreme. Por, për sa kohë Serbia kërkon barazi dhe reciprocitet me partnerë “të pabarabartë” dhe të “panjohur” sipas saj, legjitimiteti i veprimit qëndron nga Prishtina.

BE u alarmua me Kosovën, përmes disa zërave lobues serbë brenda saj, nën pretendimin se po prishej dialogu me Serbinë. Por asgjë nuk ndodhi sepse vendimi i Prishtinës ka integritet e reciprocitet dhe i shërben një qëllimi të madh për të gjithë shqiptarët, qoftë edhe BE-së e cila e njeh Kosovën e cila lufton me tarifat për të arritur të njëjtin qëllim.

Sa për Serbinë, le të presë ca dhe të paguajë edhe ajo kostot e veprimeve refuzuese. Për momentin, edhe pse e dimë që nuk do të jetë një përftim afatgjatë, Kosova na e bëri një tjetër nder. Ndonëse me një veprim shtrëngues, ajo tregoi se rruga që duhet të ndjekim duhet të jetë rruga e përpjekjeve të përbashkëta, por dhe
shumë integritet. Ndaj faleminderit Kosovë, tani radhën duhet ta kemi ne për të bërë ofertën.

Tarifat ndaj Serbisë japin edhe kosto te qytetarët e Kosovës, por është radha jonë që t’i ndihmojmë
dhe të mos i lëmë vetëm në betejën e madhe për njohjen e pavarësisë, duke mos u fshehur pas
gishtit se “ata janë shtet më vete”.

Komentet
Top