Loading...

“Fallxhori” Murinjo: Ja cila do jetë finalja e Championsit

017858c0-7857-416b-b19f-dd5fe9af3416-600x450.jpg

Portugezi Zhoze Murinjo është një nga specialistët e mëdhenj të Ligës së Kampioneve në qarkullim. Ai ka triumfuar dy herë me dy skuadra të ndryshme në kompeticionin më të lakmuar për klube duke ngritur trofeun me Porton në vitin 2004 dhe me Interin në vitin 2010. Në një prononcim për “FreePress”, ai bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Madridit.

“Besoj se do jetë Barcelona-Juventus. Janë dy klubet më të mira pasi kanë secila nga një lojtar special dhe eksperiencën e duhur. Unë nuk dua të flas për Mesin apo Ronaldon, por për Barcelonën dhe Juventusin, sepse futbolli është lojë kolektive. Natyrisht janë dhe ekipet angleze si dhe Porto dhe Ajaksi, por besoj se do jetë Barcelona-Juventus”.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media