Fatime Fetai: Për hatër të vjehrrës ende vishem me dimi nëpër dasma – VIDEO

fatime-fetai.jpg


Në pjesën e dytë të emisionit dokumentar për PSP-në, prokuroret speciale Fatime Fetai, Katica Janeva dhe Lençe Ristevska tregojnë më tepër detaje për jetën private, por edhe për stilin e veshjes.

Fetai tregon se edhe në kohën kur ka punuar në gjykatën në Gostivar ka qenë më e rregulluar në krahasim me gjithë tjerët, por se kur kthehet në shtëpi vishet me veshje sportive, transmeton Gazeta Lajm.

“Kur jam në Shkup ose në pres konferencë, më shihni edhe vetë se si vishem, por nesër po të ketë dasmë në Bogovinë prapë do të veshi dimi dhe do të vendosë arin në qaf. Nuk dua që vjehrra ime të ndihet keq dhe ta përgojojnë se reja e saja është ndryshe prej tjerave”, ka thënë Fetai.

Poashtu rrëfen se është martuar si vajzë 17 vjeçare, kurse bashkëshorti i saj ka pasur 18 vite. Për bashkëshortin thotë se ka qenë shumë xheloz, por se ka pritur të vijë koha e saj.

Komentet
Top