Loading...

Fatimes i arrijnë edhe 80 mijë “bomba” për BDI-në

fatime-fetai-804x380.png

Nga gjithsej 606 555 incizime sa posedon, Prokuroria Speciale Publike deri tani ka arritur të dëgjojë dhe të analizojë 90 për qind të tyre, respektivisht 545.900 incizime.
PSP njoftoi se edhe në kuadër të periudhës së gjashtë raportuese si pjesë e përpunimit të audio materialeve është edhe procesi i ndarjes së bisedave private nga bisedat që janë lëndë për përpunim të mëtejmë. Nga numri i përgjithshëm i 545.000 bisedave të analizuara, në këtë periudhë janë veçuar edhe 50.000 biseda private, respektivisht deri tani gjithsej 243.753 audio-fajle janë ndarë si incizime që përmbajnë biseda private, shkruan Gazeta Lajm.

Ndërkohë, merret vesh se PSP ka pranuar edhe 100 mijë incizime të reja, të gjetura gjatë bastisjeve të kryera nga ana e policisë nëpër vende të ndryshme. Disa prej tyre janë gjetur në shtëpinë e Zahir Beqirit i njohur si Çaushi dhe vëllait të tij, Imer Beqiri.

Burime të PSP-së thonë se rreth 80 mijë nga këto incizime janë për funksionarë të tanoshëm dhe të mëhershëm të BDI-së, kurse 20 mijë tjera për funksionarë maqedonas, kryesisht të VMRO-DPMNE-së. Zyrtarisht në PSP nuk është konfirmuar kjo informatë, por pjesërisht preket në raportin e fundit gjashtëmujor të PSP-së.
“Në periudhën kohore nga 15 marsi 2018 deri më 15 shtator deri më 15 shtator 2018 ka filluar procesi i analizimit të mbi 100.000 audio fajleve të siguruara gjatë bastisjeve të realizuara nëse dhe në çfarë numri ato paraqesin paraqesin objekt i përgjimit ilegal të komunikimve. Njëkohësisht, ende vazhdon procesi i analizimit të kopjeve forenzike nga lënda kundër Zahir Beqirit i njohur si Çaushi dhe Imer Beqirit, i arritur nga Prokuroria Themelore Publike Shkup me qëllim të numrit të bisedave që janë objekt i përgjimeve ilegale të komunikimeve.
Siç theksuam edhe në Raportin e pestë është e domosdoshme të theksojmë se një pjesë e madhe e materialeve me të cilat dispononin kjo Prokurori publike disa herë përpunohen dhe analizohen”, thuhet në kumtesën e PSP-së.

Komentet
Top