Loading...

Federata e Maqedonisë i refuzon Shkupit kërkesën për licencim

shkupi-1024x678.jpg

Shkupi arriti të zinte një vend në fund të kampionatit, që i siguroi pjesëmarrjen në Europa League, por së fundi kanë dalë probleme në këtë aspekt. Federata Maqedonase e Futbollit, sipas asaj që raporton “Infosport.mk”, e ka refuzuar kërkesën e Shkupit.

Komisioni i licencimeve në Federatën e Maqedonisë nuk e ka pranuar kërkesën e klubit të Shkupit, duke pretenduar se nuk plotëson të gjitha kriteret. Por drejtuesit e Shkupit do ta vazhdojnë këtë çështje, duke e apeluar vendimin e fundit.

Shkëndija, Rabotniçki dhe Vardari janë tre skuadrat e tjera të Maqedonisë, që do të luajnë në Kupat e Europës dhe që nuk kanë probleme me licencimin. Edhe drejtuesit e Shkupit shpresojnë ta zgjidhin çështjen e licencimit sa më shpejt.

Komentet
Top