Femrat kanë arsye më shumë ta duan kafenë!

0128.jpg

Një studim i ri sugjeron se femrat që pijnë katër filxhanë me kafe në ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të qafës së mitrës për 18 për qind, sipas revistës “ Diabetes Insider”. Një ekip shkencëtarësh nga Kolegji Imperial i Londrës, nën udhëheqjen e Melissa Merritt, ekzaminuan të dhënat e më shumë se 450.000 femrave.

Ata zbuluan se rreth 2800 femra ishin prekur nga kanceri endometrial. Ekipi studioi zakonet e tyre të të ushqyerit dhe zbuloi se ato që kanë konsumuar të paktën katër kafe në ditë kishin një rrezik më të ulët të kancerit të mitrës, madje edhe deri në 18 për qind. Në kuadër të hulumtimit është ekzaminuar ndikimi i 83 llojeve të ndryshme të ushqimit dhe pijeve, por rreziku i reduktuar u vu re vetëm në rastin e konsumimit të kafeinës.

Sipas Shoqatës Amerikane për luftën kundër kancerit, femrat janë në rrezik të zhvillimit të kancerit endometrial kur organizmi i tyre më shumë estrogjen sesa progesteron, i cili krijon një çekuilibër hormonal. Kafeja është e pasur me antioksidues dhe parandalon dëmtimin e qelizave duke reduktuar kështu rrezikun nga kanceri.

Komentet

Leave a Reply

Top