Ferrari California T Tailor Made në SHBA – FOTO

0110.jpg

Gjatë vikendit të shkuar Ferrari ,në ngjarjet e Pebble Beach Concours d’Elegance në ShBA, vizitorëve ua ka treguar edhe ekzemplarin special Califoernia T që është bërë sipas programit të individualizuar të Ferrari Tailor Made.

Thënë shkurtimisht, eksterieri i këtij automobil është në “Rosso Ferrari” (çfarë e ka pasur edhe Ferrari i parë ndonjëherë – 125 S), ndërsa kulmin e ka me ngjyrë fildishi, transmeton Koha.net. Me të gjitha këto shkojnë shumë mirë edhe rrjeti i kromizuar, rrotat pesëcepëshe dhe frerët e zezë.

Në interierin dyngjyrësh të brendshëm dallohen ulëset nga lëkura Bordeaux (kjo vlen edhe për timonin, panelin parë dhe për dyert), si dhe me detajet e kromizuara gloss.

Për lëvizje “përkujdeset” motori turbo V8 3,9 litërsh me 560 kuajfuqi me të cilin arrihet shpejtësia 316 km/h dhe shpejtësia prej 0 – 100 km në orë arrihet për 3,6 sekonda.

0a

0b

0c

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top