Loading...

Festimet, spitalet më pakë punë se vitet e kaluara

spitali-tetoves.jpg

 Pas shumë vitesh, mjekët kujdestarë në Qendrat e Klinikave në Shkup dhe gjithandej në qytetet tjera, pritjen e Vitit të Ri e kanë kaluar qetë,  thuajse  ngjashëm me netët tjera të zakonshme. Këtë e konfirmuan drejtorët e “Toksikologjisë”, “Shën Naum I Ohrit” dhe spitalit “8 shtatori”. Fatmirësisht, këtë vit në toksikologji ndihmë mjekësore nuk kërkuan persona të mitur, të cilët vitet e kaluara ishin në numër jashtëzakonisht të lartë.

 Në klinikën e Toksikologjisë gjatë natës së Vitit të Ri kanë përfunduar 27 qytetarë. Posaçërisht jemi të lumtur që pas shumë viteve, këtë vit nuk kishim të mitur, nuk kishim pacientë të moshës 14-15 vjet. Më I riu që përfundoi në klinikën tonë ishte një16 vjeçar, ndërsa më I moshuari 48 vjet. Në përgjithësi,  bëhej fjalë për një grup të pacientëve mes moshës 20-25 vjet. Gjithashtu jemi të lumtur se pas shumë vitesh nuk kishim mbidozë me substanca psiko-aktive –  tha Niko Beqarovski, Klinika e Toksikologjisë.

Ndërkohë në spitalin “8 shtatori” ishte thuajse një nate zakonshme. Vetëm 4 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit.

 98 pacientë janë kontrolluar, megjithatë kjo është patologji e zakonshme. Prej tyre 4 janë pacientë me formë më të butë të dehjes dhe disa pacientë janë lënduar në rrahje mes tyre. Të plagosur nga mjetet piroteknike nuk kishim, pjesa tjetër ishte patologji e zakonshme – u shpreh Jasmin Ciriviri, spitali “ 8 shtatori”.

Ndërkohë në spitalin e qytetit “Shën Naumi I Ohrit” 2 pacientë kërkuan ndihmë mjekësorë pas lëndimeve që morën nga plumbat qorre ndërsa 4 të tjerë pësuan lëndime të lehta nga mjetet piroteknike.

 Në ambulancë janë pranuar dhe kontrolluar 4 pacientë me lëndime të vogla nga mjetet piroteknike, pas kontrolleve janë lëshuar në shtëpi. Gjatë kujdestarisë së mbrëmshme janë pranuar për kontroll 2 pacientë me lëndime nga gjuajtjet me armë. Fatmirësisht, për pacientët por edhe për të gjithë ne bëhet fjalë për lëndime të lehta, gërvishtje në qafë nga plumba qorre dhe të njëjtit nuk kishte nevojë për hospitalizim – theksoi Ivan Spirovski, drejtor i spitalit “ Shën Naumi i Ohrit”.

Gjithashtu, në spitalin e qytetit ”Shën Naumi i Ohrit” ndihmë mjekësore kërkuan edhe 65 persona tjerë, 5 u hospitalizuan ndërsa 4 prej tyre u operuan. Mirëpo, siç sqaroi drejtori I spitalit Spirovski asnjë prej tyre nuk ndërlidhet me natën e  Vitit të Ri.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media