Loading...

FFM, Ibraimi futbollist më i mirë i Maqedonisë

Ibraimi_alsat_m_639004561.jpg

Agim Ibraimi është futbollisti më i mirë i Maqedonisë për vitin 2014, sipas zgjedhjes së Federatës së futbollit të Maqedonisë. Sulmuesi i Mariborit në mënyrë bindëse fiton këtë çmim, pasi me skuadrën sllovene luajti në Ligën e Kampionëve, ndërsa shënoi gola të rëndësishëm për ekipin e tij. Ibraimi për herë të dytë fiton këtë çmim, ndërsa i njëjti do t’i ndahet në mbrëmjen e 23 dhjetorit kur FFM organizon manifestimin për shpalljen e më të mirëve. Borçe Manevski merr çmimin ‘Fubollisti më i mirë i kampionatit vendor’, pasi ndihmoi Rabotniçkin të fitojë titullin dhe Kupën. Fitimi i titullit të dyfishtë Igor Angelovskit të Rabotniçkit i sjell çmimin ‘Trajneri më i mirë i vitit’, ndërsa Jasir Asani i Vardarit shpallet ‘Futbollisti më i mirë i ri i vitit’. Futbollistja më e mirë e Maqedonisë për vitin 2014 shpallet Natasha Andonova, ndërsa FFM ndan mirënjohje të veçantë për sponsorin e Metalurgut, Minço Jordanov, për investimin shumëvjeçar dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit në Maqedoni.

Komentet

Leave a Reply

Top