Filipe Luis: Messi ndalet vetëm në këtë mënyrë

messi2-658x370.jpg

Mbrojtësi i majtë i Atletico Madridit, Filipe Luis, ka treguar se si ndalet Leo Messi.

Ai tha që duhet të shndërrohet në “kasap” për ta ndalur yllin e Barcelonës.

“Unë jam gjithmonë në rolin e ‘kasapit’. E di mënyrën më të mirë për ta ndalur atë. Duhet të jeni shumë agresiv”, deklaroi Luis.

“Më pëlqen shumë të luaj ndaj Messit. Unë jam një djal i keq gjatë ndeshjes, por ai gjithmonë më shtrëngon dorën pas ndeshjes dhe nuk më qorton”, shtoi ai.

Messi ka shënuar 27 gola në 34 ndeshje me Atletico Madridin.

Komentet
Loading...
Top