Filloi shitja e LG G4c në Europë

067.jpg

Kompania LG këtë javë në Europë ka filluar të shes smartfonin G4c, të cilin e ka prezantuar muajin e kaluar së bashku me G4 Stylus.

Për momentin, LG G4c në dispozicion është në Holandë, me çmim prej 248 euro, ndërsa konsumatorët në Britani të Madhe mund të porosisin këtë smartfon me të njëjtin çmim. LG G4c duket njëjtë sikurse LG G4 (version plastik), por vetëm se është më i vogël dhe nuk ofron shumë funksione të avancuara.

G4c posedon ekran 5-inç me rezolucion 1280×720 pikselë, procesorin Snapdragon 410 me tetë bërthama, 1 GB RAM memorie, 8 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, transmeton Koha.net. Gjithashtu posedon edhe kamerën ballore prej 8 MP dhe kamerën e përparme prej 5 MP, si dhe baterinë prej 2540 mAh. Ndërkaq për mbështetjen softuerike përgjegjës është sistemin operativ Android Lollipop.

Komentet

Leave a Reply

Top