Loading...

Fillojnë bisedimet mes klubeve, Juventusi me ofertë për Vidalin

juventus-1-780x439.jpg

Kampioni aktual i Italisë, Juventus dëshrion ta përforcojë mbrojtjen në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Dani Alves është larguar ndërsa rrugën e brazilianit do ta marrë edhe zvicerani Stephan Lichtsteiner.

Kësisoj ‘Zonja e Vjetër’ po mendon transferimin e një mbrojtësi të djathtë.

Anëtari i Barcelonës, Aleix Vidal është bërë objektiv i kampionëve italian.

Finalistët e Ligës së Kampionëve kanë pasur takim me Barcelonën për transferimin e mbrojtësit në Serie A.

Për 28-vjeçarin Juventus i ka bërë të qartë Barcelonës se nuk do të ofrojë më shumë se 20 milionë euro.

Vidal ka kontratë me gjigantin katalunas deri në qershor të vitit 2020.

Komentet
Top