Fillon procesi gjyqësor për vrasjen në Reçicë (VIDEO)

Untitled-36.png

Sot ka filluar seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore të Tetovës për
incidentin e përgjakshëm ku një person mbeti I vrarë mbrëmjen e 5
prillit në Reçicë të vogël.Nën masa të rrepta sigurie, të dyshuarit për
involvim në përleshjen e armatosur janë sjellë në Gjykatë ndërsa I tërë
procesi I sotëm ka zgjatur rreth dy orë.Më pas ata janë dërguar sërish në
paraburgim.TV KOHA.
Më 7 prill, Prokuroria Publike i ka caktuar masën e
paraburgimit 30 ditorë, 12 të dyshuarve për përleshjen e armatosur në
Reçicë të Tetovës, në afërsi të selisë së BDI-së. “Për shkak të dyshimeve
për kryerje të veprës penale “vrasje” dhe bashkëkryerjen e saj është
iniciuar padi penale ndaj: N.M, H.M, F.M, I.M, M.M, S.R, H.K, B.R,
R.D dhe L.B (shtetas i Shqipërisë) dhe D.F. Në të njëjtën kohë ndaj
personit B.R dhe L.B është iniciuar padi penale mbi dyshimet se kanë
kryer vepër penale përpunim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe
mjeteve shpërthyese” thuhet në padinë penale të prokurorisë
publike.Sipas elaborimit të policisë, personat e lartpërmendur, të ndarë
në dy grupe, përshkak të mosdurimit për arsye të llogarive të
papërfunduara paraprake mes tyre, kanë arritur në Tetovë ku janë takuar
në vendin kritik.
Të gjithë kanë dalë nga automjetet e tyre, disa të pajisur
me armë zjarri të markave të paidentifikuara kurse disa prej tyre edhe
me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera. Një konflikt fillimisht verbal,
më vonë ka kaluar në zënkë fizike dhe përdorim të armës së zjarrit, nga
të cilat më rëndë është lënduar Naip Rexhepi. Ai ka humbur jetën në
vendin e ngjarjes. Padia konsiston në veprat penale “vrasje” dhe “vrasje
në tentativë” kurse për disa prej tyre edhe “armëmbajtje pa leje”. Në
vendngjarje u gjetën 8 gëzhoja plumbash, 3 koka të plumbave, gjurmë
gjaku dhe një plumb i pa shkrepur.Siç flitet jozyrtarisht, të dy grupet
kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm për udhëheqjen e degës së BDI-së
në Kumanovë.

Komentet
Loading...
Top