Fizikanti i njohur ka recetë të përkryer për njerëzit me depresion

hawking.jpg

Fizikani i njohur Stephen Hawking të hënën e festoi ditëlindjen e tij të 76. Një ditë më herët foli për depresion në Institutin Mbretëror në Londër.

Në takimin vjetor të ligjëruesve, shkencëtari tërhoqi një paralele poetike në mes të depresioni dhe vrimave të zeza.

“Porosia e kësaj ligjërate është se vrimat e zeza nuk janë aq të zeza sa duken. Nuk janë burgje të përjetshme, siç na dukej dikur”, ka thënë ai, transmeton Gazeta Metro.

“Gjërat mund të dalin nga vrimat e zeza, ndoshta madje edhe nëpër to kalohen në ndonjë gjithësi tjetër. Kështu pra, nëse e keni ndjenjën se gjendeni në vrimë të zezë, mos hiqni dorë. Gjithmonë ekziston rruga për dalje”, ka shtuar.

Hawking gjithashtu përmend edhe sëmundjen e vet neuromotorike progresive me të cilën u diagnostifikua në vitin 1963, e cila ia kufizon lëvizjen dhe të folurit.

“Kam pasur fatkeqësi ta fitojë këtë sëmundje, por kam pasur fat të madh të fitojë gjithë të tjerat. Kam fat të merrem me fizikë teorike në këto kohëra interesante, kjo është një nga fushat në të cilat invaliditeti im kurrë nuk ka paraqitur ndonjë hendikep serioz”, ka thënë ai.

“Kështu që është me rëndësi të braktiset zemërimi, sado që ju duket jeta e vështirë. Nëse nuk mund t’i qesheni vetes dhe jetës, atëherë humbni çdo shpresë”, ka përfunduar Hawking.

Komentet
Loading...
Top