Loading...

Flet babai i vajzës së vdekur në Gostivar – VIDEO

GV1-1-800x445.jpg

Babai i vajzës 17-vjeçare nga Gostivari, e cila mbrëmë humbi jetën në ujërat e lumit Vardar, sot në një deklaratë për media kërkoi nga autoritetet që të marrin masa në lidhje me qentë endacak dhe vendosjen e hekurave mbrojtës tek lumi Vardar në Gostivar.

Ai tregoi se si ka ndodhur rasti, megjithëse shtoi se nuk e ka parë me sytë e tij, ndërsa theksoi se vajza duke ikur nga qentë ka rënë në lumin Vardar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Rasti ka ndodhur dje në ora 19:00. Vajza ka dalur nga shkolla dhe ka shkuar për tek motra e saj për t’i ndihmuar, e cila ka punuar në “El Kos” edhe në ora 10:30 e kanë përfunduar orarin. Në atë moment në park ka pasur një qen, siç thonë ata që e kanë parë – dhe duke ikur ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Vardar. Personi është munduar ta shpëtojë, por për shkak të ujit të madh në lum nuk ka arritur ta nxjerr. Arsyeja e kësaj është vetëm prej qenve”, tha babai i vajzës 17-vejçare.

Përndryshe, mbrëmë 17-vjeçarja nga Gostivari pasi është sulmuar nga qentë endacak duke ikur ka rënë në lumin Vardar, ndërsa trupi i saj i pa jetë është gjetur më vonë.

Komentet
Top