Loading...

Flet e dashura modele e Bleros: Dua të pozoj nudo

Blero-dhe-Afrona-Dika.jpg

Këngëtari nga Kosova Blero Muharremi tashmë ka pranuar se është në një lidhje të re romantike dhe nuk e fsheh në asnjë moment dashurinë që ka për modelen e bukur, Afrona Dika. Që prej ndarjes nga Teuta Krasniqi, Blero u komentua për jetën private në mediat rozë të Kosovës më shumë se kushdo tjetër, derisa ai pranoi historinë e re me modelen. 22 vjeçarja rrëfen lidhjen e saj të dashurisë me artistin, dhe si ndihet në krahët e një burri të divorcuar.

Emri yt është komentuar shumë kohët e fundit në faqet e shtypit rozë. Cila është karriera jote si modele?
Karriera ime si modele në Zvicër mund t’ju them se ka një vazhdimësi pozitive. Tashmë u bënë disa vite që unë bashkëpunoj me disa firma e me disa shtëpi mode në këtë vend. Në fillim nuk ka qenë e thjeshtë për mua. Jam munduar të investoj për këtë profesion, pasi kërkesat dhe konkurrenca është tepër e madhe.
Kush është shqiptarja Afrona Dika, për një vend si Zvicra?
Por tashmë mund të them që jam e njohur, e karriera ime si modele është gjithmonë në rritje. Afrona Dika është një shqiptare me origjinë nga Dibra e Madhe. Rrënjët e mia janë të thella në tokën shqiptare, edhe pse unë kam lindur në Svicër. Natyra, temperamenti, po edhe një pjesë e mënyrës së të menduarit janë krejtësisht shqiptare. E jam shumë krenare për këtë. Po ndërkohë ndihem edhe sviceriane. Ky shtet me rregullat e të drejtat që i krijon çdo shtetasi ka bërë të mundur, që unë si çdo fëmijë e i ri që jeton këtu, të kem në disposicion çdo të mirë që ky vend me standard, nga më të lartët. Pra të më ofrojë çdo gjë që unë kam dëshiruar të kem. Ndihem tërësisht e integruar në këtë shoqëri dhe e realizuar gjithashtu. U jam shumë mirënjohese prindërve të mi për sakrificat që ata kanë bërë për të na krijuar mundësi jete më të mire duke ardhur në Svicër. Pikërisht në këtë dyzimin tim mes Shqipëriës dhe Svicrës mendoj që ndërtohet veçantia e karakterit tim.740full-afrona-dika
Ke pohuar se ëndrra jote është që një ditë të prekësh Hollivood-in. I ke bërë përpjekjet deri tani?
Unë jam një vajzë e re në moshë, edhe unë si shumë të rinj kam ëndrrat e mia. Një ndër to është edhe ajo Hollyëoodiane. Le të shohim çdo të sjellë e ardhmja për mua. Unë nga ana ime po bëj të gjitha përpjekjet duke punuar e studiuar për t’ia arritur këtij qëllimi. Le të shpresojmë!
Në media ke punuar se do të pozoje nudo për një fotograf të mirë. Për kë do e bëje?
Kam deklaruar që në disa konteste edhe mund të pozoj nudo. Kjo mund të shikohet më mirë në momentin e duhur. Ideja është gjithmonë se si justifikohet një album fotografik. Janë të shumtë fotografët, që do të kisha dëshirë të bashkëpunoja, por nga shqiptarët do të më pëlqente z. Fadil Berisha.
Historia jote e dashurisë me Bleron ka qenë ndër më të komentuarat e shtypit rozë. Ç’mund të thuash për këtë histori, si do e përshkruaje?
Jam në një lidhje me Bleron dhe jam shumë e lumtur.
Fakti që ai ka qenë i martuar më parë çfarë ndjesie të shkakton?
Asnjë ndjesi negative. Unë vlerësoj njeriun, jo të shkuarën e tij. Ka qenë i lidhur me dikë tjetër, pra nuk ka probleme me rregullat e shtetit. Janë gjëra që mund t’i ndodhin gjithkujt, dhe për këtë njerëzit nuk duhet të jenë të penalizuar. Jam një person me mendje të hapur dhe e dashuruar. Në dashuri nuk ka rregulla precise, po vetëm ndjenja e sentimenti. Unë kështu e mendoj.
Dashurinë që keni si mund ta përkufizosh?
Dashuria është arsyeja që ushqen jetën tonë, është ai sentiment fondamental që na bën të përballemi me çdo vështirësi. Dashuria është një ndjenë dhe universal, nuk është vetëm ajo mes një burri e një gruaje. Është ajo ndjenja madhore që çon botën përpara. Unë jam e dashuruar me gjithçka të bukur, prandaj ndihem e lumtur.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media