FOTO/ Arrihet marrëveshja, Darijo Srna transferohet te Barcelona

auto_Screenshot_61481621383.png

Gjatë merkatos së janarit Barcelona pritet të përmirësojë repartin e mbrojtjes duke transferuar lojtarin veteran të Shakhtarit, Darijo Srna.

Sipas të përditshmes katalanase “Mundo Deportivo”, klubi i Barcelonës ka arritur një marrëveshje me kroatin dhe ditën e sotme pritet një takim final për të finalizuar këtë transferim që do të kryhet gjatë merkatos së janarit.

Veterani 34-vjeçar ka pranuar kushtet që kontrata me Barcelonën të jetë e vlefshme deri në fund te sezonit, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër në bazë të performancës së lojtarit.

Transferimi thuajse është konfirmuar edhe nga presidenti i klubit ukrainas të Shakhtar Donetsk, Rinat Akhmetov i cili i ka hapur dritën jeshile për këtë lëvizje.

Pas 13 vitesh me Shakhtar Donetsk, tashmë Darijo Srna në një moshë të pjekur po mendon për një transferim në “Camp Nou”.

Komentet
Loading...
Top