FOTO: Papunësi zero, shtëpi 15 euro në muaj. Komunizmi është i mundur?

m1-1.jpg

Quhet Marinaleda dhe është  një zonë e vogël rurale 100 kilometra larg nga Sevilja. Në këtë zonë jetojnë afërsisht 2500 banorë, të cilët së bashku e kanë gjetur sekretin e të jetuarit mirë dhe kanë mposhtur papunësinë.

Ata merren me agrikulturë, por jo vetëm kaq, kanë qëllim që së bashku duhet të bashkëpunojnë dhe jo të konkurrojnë. Kjo komunë e vogël ia ka dalë të punësojë të gjithë banorët e saj, ku 70% janë në bujqësi dhe 30% në administratë.

Ekonomia e kësaj komune është e organizuar në bazë të modelit komunist. Toka është në pronësi të komunës dhe çdo gjë është e barabartë. Të gjithë punëtorët paguhen njëlloj pavarësisht punës që ata kryejnë dhe të ardhurat mujore për secilin nga ata janë 1128 euro.

Të gjithë mund të ndërtojnë fare lehtë një shtëpi me 90 metra katrorë. Fillimisht komuna i jep falas terrenin dhe projektin dhe pjesa tjetër e shtëpisë ndërtohet në bazë të kredisë që caktohet nga vetë kredimarrësit, duke filluar nga 15 euro në muaj.

Kjo komunë ka ndërtuar një mensë për shkollën për të cilën paguhen vetëm 12 euro në muaj dhe një pishinë publike, ku cmimi është vetëm 3 euro për të gjithë javën. Hapësirat publike rregullohen nga vetë qytetarët të cilët të gjithë bashkë çdo të dielë dalin për të pastruar dhe rregulluar vendin.

n.s. / dita

Komentet
Loading...
Top