FOTO/ Shpiket unaza që ju mban afër të dashurve tuaj edhe kur jeni larg

unazaaa_1472570532-1702587-1.jpg

Për mijëra vite me radhë, unazat janë konsideruar si simboli kryesor i lidhjes të dashurisë mes një mashkulli dhe një femre. Por sado që unaza mund të të lidhë shpirtërisht me një njeri, ende çiftet që janë të detyruar të jetojnë larg njëri-tjetrin dashur pa dashur kanë vështirësi. Teknologjia ka menduar edhe për ata.

Kompania Touch ka projektuar unazën e quajtur HB, në mënyrë që t’iu lejojë partnerëve të ndjejnë më afër gjysmën tjetër. Unaza është një kombinim i materialeve tradicionale, por edhe atyre moderne që mundësojnë trasmetimin e pulsit tek dikush tjetër. Me pak fjalë pulsi juaj mund të rrahë në dorën e tjetrit edhe kur jeni larg.

Prodhuesve nga Japonia, Gjermania, Zvicra dhe Çekia iu deshën më shumë se dy vite e gjysmë për të përfunduar unazën, përbërja e së cilës është prej çeliku inox, ari dhe safiri rozë. Sipas kompanisë është unaza më e studiuar ndonjëherë. Çmimi për çift është 599 dollarë bashkë me karikuesit.

Para përdorimit, unaza duhet karikuar dhe përdorimi i saj zgjat për 14 orë. Pasi të vendoset në gisht, unaza duhet goditur lehtë për të filluar transmetimin e pulsit. Me siguri kjo është zgjidhja ideale për çiftet që kalojnë shumë kohë larg njëri-tjetrit, për shkak të rrethanave të ndryshme.

Komentet

0 thoughts on “FOTO/ Shpiket unaza që ju mban afër të dashurve tuaj edhe kur jeni larg”

  1. Snap says:

    perendimi ja kshtu jeton me gjoba, taksa, tatime, mos te jet ky sistem politikanet vdesin skan se si ta mbushin kasen e shtetit ndryshe,

Top