Loading...

Foto të reja/ Si grabitësit hapën portën e aeroportit dhe…

kamera-2-768x534-768x433.jpg

Publikohen të tjera pamje nga grabitja e disa milionë eurove në Rinas. Këto janë disa foto të sigurua nga Opinion.al se si grabitësit presin me gërshërë zinxhirin e portës së aeroportit dhe futen brenda me furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.


Nga hetimet e deri tanishme rezulton se organizatori i grabitjes së një sasie të konsiderueshme parash të martën në aeroportin e Rinasit është Admir Murataj. Ai ka hyrë pikërisht me këtë furgon brenda aeroportit. Nën kërcënimin e armëve, grabitësin neutralizuan rojet e sigurisë që po kryenin transportin e parave nga disa autoblinda të bankave të nivelit të dytë, drejt avionit që kishte si destinacion final Vjenën. Ata kanë ngritur duart lart dhe disa janë shtrirë barkas siç i urdhëronin grabitësit.

Murataj që dyshohet se është pikërisht ky person i maskuar në foto, kishte vendosur një maskë silikoni që të mos identifikohej duke u shfaqur si tullac. Burime nga Policia thanë se e gjithë ngjarja ka zgjatur rreth 3 minuta.

Pas marrjes së parave, largimi i autorëve u bë pikërisht me të njëjtin furgon në drejtim të Tapizës. Autorët dhe organizatori i grabitjes shkëmbyen zjarr me forcat e policisë të cilët ishin vënë në ndjekje të grupit të strukturuar kriminal. Murataj mbeti i vdekur 1 km larg aeroportit të Rinasit, ndërsa kishte me vete në momentin e grabitjes një armë kallashnikov, tre krehra, një granatë dhe tritol.
Në ndihmë të policisë ka shkuar edhe një helikopter i ministrisë së Brendshme. FNSH dhe RENEA rrethoi Tapizën, por edhe rrugët që lidhen me të, ndërsa në zonën e Bathore u gjet një furgon i ndjekur, që dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit për t’iu shmangur ndjekjes së policisë.

Në orët e para të së mërkurës është gjendur edhe një furgon tjetër i djegur ndërmjet fshatit Tapizë dhe zonës së Niklës. Policia nuk jep të dhëna pasi kjo mund të përdoret nga autorët për të devijuar hetimet dhe ndjekjen e tyre njëkohësisht. Çështja ka kaluar për kompetencë në prokurorinë e krimeve të rënda, ndërsa janë lëshuar edhe 4 urdhër-ndalimi për zinxhirin komandues të personelit së sigurisë në aeroportin e Rinasit./Opinion.al

Foto/ Brenda vilës luksoze të Admir Murataj

Admir Murataj është grabitësi i vrarë të martën pas grabitjes në aeroportin e Rinasit. Viktima është njohur nga bashkëshortja dhe familjarët e tij, të cilët mëngjesin e kësaj të mërkure ishin pranë morgut të Tiranës, ku po bëhet ekspertiza. Admir Murataj me banim në Prezë është nga Tropoja dhe prej disa vitesh ishte në kërkim për disa nga grabitjet më të bujshme të parave në Shqipëri.

Pas grabitjes së shkurtit 2017, policia e identifikoi atë si një prej autorëve të grabitësve dhe organizoi një operacion për kapjen e tij. Fotot e mëposhtme janë nga operacioni i policisë gjatë kontrollit në Vilën e Admir Muratajt në Prezë.

Policia Shqiptare dërgoi drejt Greqisë shenjat e gishtërinjve të Muratajt për ekspertizë. Mësohet se shenjat e gishtërinjve përputheshin pothuajse plotësisht, por ajo që nuk përputhej është mosha.

E gjithë ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 15:00 të së martës. Persona të maskuar dhe të armatosur arritën të grabisnin miliona euro gjatë kohës që po ngarkoheshin në avion.

Autorët hynë në pistën e Rinasit në kohën kur thuajse kishte përfunduar ngarkimi i thasëve me para të tre bankave të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri. Nën kërcënimin e armëve ata morëm thasët me para në pjesën e kargos së avionit.

Emri i Admir Murataj si personi i cili u vra gjatë kësaj grabitjeje doli fillimisht nga mediat greke. I akuzuar për një sërë veprash të rënda penale në këtë shtet, përfshirë vrasje e grabitje me armë, në 2013-n Murataj arriti të arratisej nga burgu i Trikallës së bashku me 10 të burgosur të tjerë.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media