FOTO/ ‘Tronditet’ Europa, dy super-sulmues pranë Milanit. 100 mln Euro

milan_1452589030-7028759.jpg

Milani është në pritje për përfundimin e negociatave me pronarët e rinj kinezë të cilët do të forcojnë financat e klubit madje do të tentojnë të kthejnë kuqezinjtë në sukseset e dikurshme.

Sipas raportimeve të fundit, “Corriere dello Sport” ka zbuluar planin e merkatos së Milanit i cili gjatë verës do të shqyrtojë transferimin e dy sulmuesve të mëdhenj: Sergio Agueros dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Janë plot 100 milionë euro të cilat do të vendosen në dispozicion për të kryer këto dy transferta që do të tronditin Italinë, shkruan “Football-Italia”.

Pas 101 golave gjatë katër sezoneve me Dortmundin, Aubameyang ka konfirmuar se në fund të sezonit do të provojë një eksperiencë të re por pa bërë me dije emrin e skuadrës së ardhshme.

Gjithashtu pronarët e rinj pritet të ndryshojnë edhe stafin teknik të Milanit ku Vincenzo Montella pritet të zëvendësohet nga trajneri Roberto Mancini.

Komentet
Loading...
Top