Francë, lokalizohen terroristët. Shkëmbim i dhunshëm zjarri, dyshohet për 2 të vdekur dhe 20 të plagosur – FOTO dhe VIDEO

084.jpg

Aksioni për kapjen e dy vëllezërve të dyshuar për masakrën në “Charlie Hebdo” ka rritur bilancin e të vdekurve, ku gjatë një shkëmbimi të dhunshëm me armë mes policisë dhe dy terroristëve, janë shënuar 2 të vdekur dhe 20 të plagosur. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga mediat franceze.

Vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi ndodhen të fshehur në një kompani ndërtimi Dammartin-en-Gouële, në rajonin Aisne. Mediat lokale bëjnë me dije se dy vëllezërit terroristë po mbajnë peng një punonjës të ndërmarrjes, i cili dyshohet se ka mbetur i plagosur. Atentatorët u lokalizuan nga helikopterët e policise në pyjet në veri-lindje të Parisit, ndërsa policia i ka bërë thirrje banoreve ne këtë zonë që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Policia është në ndjekje të vëllezërve Cherif dhe Said Kouachi, përgjegjës të sulmit të së mërkurës ku u shënua një masakër që tronditi gjithë botën. Terroristët janë arratisur në zonën veri-lindore të Parisit, në fshatin Longpont ku janë pozicionuar dhe kërkimet e qindra forcave speciale bashkë me 5 helikopterë.

Kerkimet per kapjen e dy vellezerve

Tre ditë nga masakra në revistën satirike franceze “Charlie Hebdo”, vazhdojnë ende kërkimet intensive për dy terroristët e arratisur në zonën veri-lindore të Parisit, në fshatin Longpont ku mendohet se kërkimet e qindra forcave speciale bashkë me helikopterë janë pozicionuar në një pyll 50 milje larg kryeqytetit.

Kërkimet kanë hyrë në ditën e tretë dhe dyshohet se të arratisurit janë në këmbë, pas braktisjes së makinës së tyre në afërsi të qytetit Viller-Cotterets, ku dhe u pikasën fillimisht pas tentativës për të rrëmbyer një stacion nafte. Sipas burimeve policore dyshohet se terroristët mund të tentojnë të kalojnë kufirin me Belgjikën, duke u arratisur në shtetin fqinj. Parisi ka përjetuar natën e dytë në gjendje emergjence me forcat policore në gatishmëri të lartë në ruajtjen e ambienteve publike dhe në hyrje-daljet kryesore të kryeqytetit.

8 gazetarë, 2 oficerë policie, një mirëmbajtës dhe një vizitor mbetën të vdekur e 11 të tjerë të plagosur, në sulmin e 7 janarit, kur dy vëllezërit e armatosur sulmuan me breshëri automatike zyrat e redaksisë së revistën satirike Charlie Hebdo. Sulmuesit dyshohet se janë militantë ekstremistë islamikë të indinjuar nga karikaturat tallëse dhe ofenduese ndaj profetit Muhamed që kjo revistë kishte publikuar që prej tre vitesh. Policia ka publikuar identitetin dhe fotografitë e të dyshuarve, vëllezërve Cherif dhe Said Kouachi, të lindur në Paris me prindër Algjerianë. Sipas policisë të dyshuarit janë eksponentë kriminal e më përfshirje të hershme në grupet ekstremiste islamike në luftimet terroriste në Irak.

0

Komentet

Leave a Reply

Top