Fryma e “Rrugës së Ombrellave” pushton qytetin e Tetovës – FOTO

11751960_10153563012921340_7441492046500970845_n.jpg

Vera e Kulturës Tetovare këtë vit ka bërë një bujë te madhe nëpër rrjetet sociale, duke bërë që interesi i qytetarëve për të parë nga afër këto organizime të rritet. Rruga “Dervish Cara” është vendi më I përmendur nga cdo grupmoshë, kështu duke u bërë një aktraksion i ri. E veçanta e saj këtë herë nuk është shëtitorja që vitet e fundit rri plot e përplot, por çadrat të cilat janë vendosur mbi rrugë. Kur të dëgjoni për Rrugën e ombrellave, duhet ta dini se bëhët fjalë për shëtitoren më të mbipopulluar të Tetovës. Mbrëmë qytetarët patën mundësinë të shijojnë tingujt e muzikës live nga grupi i njohur shqiptar Zig Zag Orchestra dhe kengetari i shkëlqyer Dren Abazi dhe disa artistëve lokal. Si asnjëherë më parë Tetova ishte e gjallëruar. Kryetarja e Komunës së Tetovës, zonja Teuta Arifi u shpreh mediumet se këto aktivitete do të vazhdojnë të organizohen edhe vitet e ardhshme. Qytetarët ishin të kënaqur nga ky organizim i komunës duke shpresuar se Tetova do të jetë një vend akoma më i vizituar nga turistët vitet e ardhshme për të eksploruar vendet e bukura, objektet e vjetra dhe duke mbajtur mend kulturën e mikpritjen tetovarëve. Vera e Kulturës Tetovare organizohet për të tretin vit me rradhë, duke u khyer tashmë në një traditë për qytetin e Tetovës.

Rruga e Ombrellave

Rruga e Ombrellave është pjesë e veçantë e organizimit „Vera e Kulturës Tetovare 2015“ e cila synon zbukurimin e rrugës më të frekuentuar nga rinia e Tetovës kohëve të fundit, ndryshimin e monotonisë dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës mes të rinjëve.

Ky projekt realizohet në një pjese të rrugës „Dervish Cara“ saktësisht nga udhëkryqi afër lokalit Tantra deri te lokali Garden e mbuluar nga ombrella shumëngjyrëshe. Rruga e Ombrellave do të zgjasë 11 ditë duke filluar nga 25 Korriku deri më 5 Gusht, dhe në të është paraparë program i pasur kulturor dhe artistik për tre netë me rradhë, duke filluar nga 25 deri 27 Korrik 2015.

Për tre netë me rradhë rruga do jetë e mbyllur për automjetet dhe do të jetë në shërbim të rinisë me organizime të mini koncerteve. Rruga do jetë plot me tavolina ku të gjithë lokalet përreth do të kontribuojnë duke participuar si pjesë e projektit. Skena do të montohet në fillim të rrugës e kthyer përgjatë pjesës së mbuluar me ombrella ku do të pozicionohen tavolinat (të larta pa karrige) e do ketë hapsirë të mjaftueshme për qëndrim edhe në këmbë pasi që pritet një numër i madh i publikut pjesëmarrës.

Rruga e Ombrellave synon mbledhjen e rinisë në një vend të sigurtë larg zhurmave dhe rreziqeve të automjeteve duke e shijuar hapsirën e këndshme dhe harmonin e ritmeve të muzikës dhe shërbimit të sinkronizuar mes lokaleve për bashkimin e një atmosfere më të gjallëruar.

Rruga e Ombrellave do të jetë prezente për herë të parë në rrugët e Tetovës ndoshta edhe ato të Maqedonisë, projekti do të jetë i qëlluar ku pritet të arrij edhe të mbetet në traditën e organizimit „Vera e Kulturës Tetovare 2015“.

11752488_1630778793826823_823839031832852029_n

11800277_1630778797160156_5493104613257491730_n

11781753_1630778800493489_2527064326527013954_n

11796333_1630778843826818_4241657440661330135_n

11745529_1630550210516348_5893841689838799674_n

11745502_10153389089032221_3338841700366913552_n

rr24

rr25

rr28

rr16

rr9

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top