Loading...

FSHF ka marrë vendimin për të ardhmen e Panuçit

auto_panuci11-470x33811504414109.jpg

Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF), ka lëshuar komunikatë për media rreth të ardhmes së Kristian Panuçit. Federata shqiptare ka bërë të ditur se trajneri italian do të qëndrojë deri në vitin 2020 në stolin e Kombëtares.

“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020”, shkruhet më tej në njoftimin e bërë nga Federata shqiptare, “ thuhet në komunikatën e FSHF-së.

Komentet
Top