Loading...

Ftesa e poetes tetovare tek profesorët e letërsisë hasi në vesh të shurdhër, pse?

PS.jpg

Nuk desha ta prish zemrën dhe ta postoj këtë status, por ama brezi i ri ka nevojë të di.

Mbrëmjen poetike, unë bashkë me studentë e nxënës, e kemi organizuar vetëm për qef por ama me shumë punë e shumë mund, pa na e zgjatur dorën askush për ndihmë. Pavarësisht asaj se sa njerëz ne kemi ftuar dhe pavarësisht asaj se salla ishte plot, profesorë nga të dy universitetet që merren me letërsi e art por edhe të drejtimeve tjera, njerëz të artit e kulturës, nuk ishin prezent ndonëse kanë pasur ose jo ftesë. Salla ishte e mbushur plot me të rinj dhe me profesorë që e njohin Ritën nga afër.
Ajo që dua të them është se, ndoshta nuk keni pasur për hatër të kujt të vini dhe mund të ketë mijëra arsyetime përse nuk keni qenë aty, por ama kjo tregon që të rinjtë nuk kanë mbështetje nga ju, por kanë mbështetje vetëm nga vetë brezi i tyre. Asnjë profesor letërsie, asnjë! Unë nuk kam pritur kushedi çfarë përkrahje, por megjithatë tani kam një pasqyrë të qartë se sa vlen arti në Tetovë. Vlen e njejta për mediat që ishin të ftuara, por jo prezente, edhe lajmin e serviur te hundët nuk pranojnë ta marrin.
Pa dashur të ofendoj askënd, dua thjeshtë që ata që janë më të rinj se unë dhe kanë pasion letërsinë e shkrimin, ta dinë që ndonëse nuk do e kenë përkrahjen tuaj, do e kenë timen gjithmonë. Unë po tentoj të jap kontributin tim qoftë edhe për të rinj të moshës sime por edhe më të vegjël se unë nëpërmjet Writing/Poetry Club dhe do vazhdoj të jem aty për ata. Sepse unë e di shumë mirë sa e vështirë është kjo rrugë këtu te ne.
Me pak fjalë, te ne ende funksionon sistemi, po pate të njohur, po nuk pate shëndoshë ti./Rita Behadini

Për ta lexuar statusin klikoni KETU.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media