Fushata e zgjedhjeve lokale dhe beteja për Strugën!

medai-shaholli-532x330.jpg

Shkruan: Medai Shaholli

Fushatës elektorale për zgjedhjet komunale po i vjen fundi, mu për këtë shkak janë shtuar tubimet dhe takimet me qytetarë nga ana e partive politike për t’i përrallisur ata me premtime të pambajtura . Favorit në këto zgjedhje vlerësojnë sondazhet e ndryshme në bllokun shqiptar DUI-n e Ali Ahmetit.Nuk kanë mjaftuar 15 vite zhgënjimi dhe trajtimi si qytetarë të padenjë dhe si “mallcinstvo” të papërfillshme që qeveritë e koalicioneve sllavo-shqiptare me DUI-n dhe Ali Ahmetin i kanë trajtuar shqiptarët në mënyrën më të turpshme që përsëri ata të qëndrojnë në krye të listës.Integristët e DUI-t favorizohen sërish në krye të bllokut shqiptar sipas sondazheve të kryera së fundmi.Pikërisht, Aliu dhe banda e tij e çobenëve janë përgjegjës për premtime të pambajtura dhe tradhëti kombëtare në këto 15 te demokraqisë sllave. Përkundër kësaj gjëme shqiptarët duket se do t’i besojnë Nasradinit Ali, duke i favorizuar në shumicën e komunave nga radhët e DUI-t.Kësisoj, haram i paçin mandatet e fituara përmes pazareve të fëlliqura me bllokun sllav. Kryeintegristi i DUI-t Ali Ahmeti, në këto zgjedhje lokale ka parashikuar edhe kalkulimet më të çuditshmet duke kërkuar ndihmën e LSDM-së -së për të rimarrë Strugën me kandidatin e harxhuar tej mase gjysmë-analfabetin Kral Marko. Si duket jenë bërë pazare për favore nga LSDM-ja e Strugës që ajo ta mbështes në rundin e dytë gjysmë-analfabetin Kral Markon ,për ta rimmarrë Strugën ku nga ana tjetër si kompensim DUI do t’i mbështes në Shkup. Këto janë pazaret e fëlliqura që luhen në emër të kombit dhe çështjes shqiptare ku liderucët shqiptarë bëjnë lloj-lloj akrobaci në pazaret e tyre me jep – të jap vetëm për të fituar komunën që duan. Këta janë liderucët shqiptarë që nuk hezitojnë të bëjnë pakt edhe me djallin për hir të pushtetit. Kështu, kryeplaku ynë për të mbajtur votat në koshin e tij DUI, dhe mendja e tij gjeniale krijoi këto partiçka satelite pasi ajo votë shpërndahej sa andej këtej dhe shkonte për dhjam qeni. Pasi u sigurua se votat nuk do të shkojnë më huq i doli një problem tjetër. Nga thesi madh i votuesve shqiptarë “u ça një pjesë e thesit” nga pakënaqësia dhe lufta brenda mes klaneve të ndryshme e cila rezultoi se ishte në kundërshtim me politikën shqiptare që përcaktonte komandant Aliu me DUI-n. Nisma e re që u krijua si lëvizje thuhet se është sajesë turke e cila mori emrin Besa. Kjo lëvizje thonë burimet e mirë informuara është lëvizje kriptoislamike që do të thotë një lëvizje xhonturke e veshur me kostum shqiptar por me zemër dhe mendësi turke. Armiqtë të DUI-t janë gjithë ata që janë kundër tyre, përfshirë këtu edhe xhonturqit e Besës. Tanimë që kryeplaku ka përballë edhe një “armik” më shumë si xhonturqit e Besës, lufta po bëhet gjithnjë dhe më e vështirë pasi kryeplaku nuk ka në taborrin e tij mbrojtës dhe luftëtarë si “Skënderbeun me Muzakajt dhe Arianitët”. Në betejat e radhës ai duhet të përleshet në çdo fshat me “Hamza Kastriotët” e xhonturqëve. Betejat e DUI-t, për të fituar terrenin e dikurshëm në mjediset shqiptare sa vjen e më shumë po ngushtohet si rezultat i ngritjes së peshës së xhonturqve me Hamza Kastriotët dhe Ballabanët në këto hapësira.Në ditët e fundit të fushatës elektorale arena e betejës është zhvendosur në jug të vendit ku pritet një”vjeshtë e nxehtë” me “betejën e dytë e Livadhisë”, për Strugën në krye me heroin e stisur komandant “Xhufkën”,për ta mbajtur Strugën si kala e pamposhtur. E tërë kjo duket si një mision i pamundur sepse “armiku” nuk është vetëm Hamza Kastrioti i Besës nga Kalishti, por përballë ka dhe Kral Markon e DUI-t nga Struga, një “armik”të vjetër por me aleatë të tij të fshehur nga taborri sllav, gjë që e bën betejën shumë të vështirë për komandantët lokal.Aleancistët e komandant Xhufkës të vetëm në këtë betejë pa aleatët e dikurshëm do ta kenë të vështirë këtë betejë përballë kral Markos së DUI-t dhe Hamza Kastriotit të xhonturqëve.Cili do të jetë fituesi në këtë betejë të paparë mes treshes shqiptare Xhufka-Krali Marko-Hamza Kastrioti buzë liqenit të Ohrit, këtë do ta shohim të dielën këtë15 tetor.

Komentet
Top