Loading...

Fushata: “Libra të dëmtuar” nga UNSHMT

30713699_211205216139309_1123447351667589120_n-1.jpg

Një ndër problemet tjera që është e pranishme tek nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës është problemi me librat mësimore. Në këtë fushatë të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme të Tetovës do të publikojmë librat e dëmtuar që janë në përdorim në mbi 5 vite dhe pjesë të librave që janë në kundërshtim me dispozitat ligjore të ligjit për libra të arsimit fillor dhe të mesëm.
I. Dispozitat themelore

Neni 1

Me këtë ligj rregullohet botimi i librave shkollore për arsim fillor dhe
të mesëm.

Neni 6

Librat shkollorë në shkollat publike fillore dhe të mesme janë falas.
• Nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës përshkak të mungesës së librave, detyrohen që po ata libra që janë “FALAS” ti blejnë ose ti fotokopjojnë. Gjë që do ta dëshmojmë me kampanjën e rradhës me statistika që kemi bërë ne si Union.

Neni 20

Ministria është e detyruar që librin shkollor nga gjuha maqedonase t”a përkthejë dhe ta botojë në gjuhën dhe në alfabetin e pjesëtarëve të bashkësive, të cilët të njëjtin do ta shfrytëzojnë.
• Nxënësit nga gjimnazi i Tetovës janë të detyruar të mësojnë në gjuhën dhe literaturën maqedonase librat si Algjebër dhe Algjebër Lineare, me pretekst që gati 15 vite nuk munden të gjejnë autorë të denjë për përkthim, gjë që nuk është e vërtetë, gjithashtu edhe nxënësit e shkollës së mesme tekstile shumicën e lëndëve i kanë në gjuhën maqedonase dhe janë të detyruar të mësojnë në po atë literaturë.

IV. Përdorimi i librave

Neni 23

1. Çdo libër shkollor mund të jetë në përdorim pesë vite shkollore. Libri shkollor zgjidhet nga katalogu i librave shkollorë të miratuar, për çfarë merr vendim këshilli i mësimdhënësve të shkollës me propozim të aktiveve profesioniste në shkolla fillore, përkatësisht të mesme dhe përfaqësuesve të prindërve të nxënësve.
• Në fotot e publikuar nga ne, shofëm që librat janë në përdorim më shumë se 4-5 vite, dhe asnjëherë nuk është marrë ndonjë iniciativ për zëvendësim dhe ribotim të këtyre librave.
2. Për numrin e nevojshëm të librave shkollorë që janë të dëmtuar dhe nuk janë në përdorim, shkolla është e obliguar që me shkrim ta njoftojë Shërbimin Pedagogjik, deri në fund të majit në vitin rrjedhës.
-Shumica e shkollave të mesme të Tetovës as që ju intereson që të bëjnë një hulumtim se sa libra mungojnë, por gjithmonë vazhdojnë me moton e tyre të përkyer “ Librat së shpejti do të vin, mos u merakosni”.
3. Në bazë të njoftimeve të marra nga paragrafi 2 i këtij neni, Shërbimi Pedagogjik çdo vit kryen zëvendësim të librave shkollorë të dëmtuar me libra të rinj.

Nëqoftënse nxënësi është arsyeja e dëmtimit të librave shkollorë atëherë:

Neni 25, paragrafi 3 thotë: Nëse nxënësi nuk e kthen kompletin e librave shkollorë ose e kthen të dëmtuar, prindi ose respektivisht tutori i nxënësit e kompenson vlerën e kompletit të librave shkollorë, respektivisht të librit shkollorë, me pagesën e 70% të vlerës së katalogut të librit shkollor.
Neni 25 paragrafi 4: Çdo shkollë është e detyruar që ta formojë fondin e librave shkollorë. Për çdo vit të ardhshëm vlera zvogëlohet për 10%.
-Asnjë shkollë e mesme në Tetovë nuk kanë të formuar fondin e librave shkollorë.
Paragrafi 5: Përgjegjës për fondiin e librave shkollorë në shkollë është drejtori i shkollës.
-Drejtorëve të shkollave të mesme të Tetovës as që ju bëhet vonë për fondin e librave shkollorë dhe nuk janë në dijeni se për çfarë është ky fond.

V. Tërheqja e librit shkollor nga përdorimi.
Neni 26, paragrafi 2 thotë: Libri shkollorë tërhiqet nga përdorimi edhe nëse përmban materie me të cilën ofendohen historia, kultura dhe vlerat tjera të qytetarëve të RM, popullit maqedonas, si dhe qytetarëve të cilet jetojnë në kufijtë e saj që janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, vlleh, sërbë rom dhe boshnak etj.
-Në librat e historisë ekzistojnë materiale me të cilën ofendohet kultura, historia dhe vlera e popullit shqiptar.

VI. Dispozitat për kundërvajtje.
Neni 27 paragrafi 3: Gjobë në shumë prej 5.000€ deri në 10.000€ në kundërvlerë me denarë, do ti shqiptohet për kundërvajtje shkollës fillore respektivisht të mesme nëse:
1. Nuk formon fond të librave shkollorë ( Neni 24, paragrafi 4)
2. Nuk organizon pranim, magazinim, ndarje dhe kthim të kompleteve tl librave shkollorë ( Neni 25 paragrafi 6)
-Të gjithë shkollat e mesme të Tetovës nuk i plotësojnë këta dispozita pasi asnjëra nuk ka fond të librave shkollorë.

* Këto janë dispozitat ligjore të cilat janë në kundërshtim me dispozitat ligjore, dhe po këto dispozita ligjore janë të shkelura nga MASH.

 
Komentet
Top