Loading...

Fushata për bojkot nis me fyerje për shqiptarët

Janko-Baçev-780x439.jpg

Para një numri të vogël të mbështetësve, Koalicioni për bojkot filloi fushatën kundër pjesëmarrjes në referendum. Kreu i Maqedonisë së Bashkuar, Janko Baçev tha se për fushatën bojkotuese të referendumit do të udhëtojë në të gjithë Maqedoninë për ti njoftuar qytetarët se kjo marrëveshje e emrit është e dëmshme për shtetin. Ai tha se rreth 60 shoqata i janë bashkangjitur kësaj nisme dhe se të gjitha harxhimet mbulohen nga financimi i anëtarëve. Gjatë konferencës për shtyp, folësit ofenduan shqiptarët dhe funksionarët e lartë ndërkombëtar që e vizituan Maqedoninë këtë javë, dhe që ofruan mbështetjen e tyre për referendumin e 30 shtatorit.

Komentet
Top