Loading...

“Gabova, por u riktheva, kritikët të mos flasin”

auto_unnamed_241505425634.jpg

Ylli i tenisit të femrave, Maria Sharapova, e cila ka vuajtura dënimin e suspendimit prej 15 muajve, ka reaguar ndaj kritikëve të saj.

Sharapova, ishte suspenduar vitin e kaluar nga të gjitha garat e tenisit, pasi rezultoi pozitive në anti-doping, raporton KosovaPress.

Pas përfundimit të dënimit të saj, ajo u rikthye në gara, megjithatë kritikët ende vazhdojnë ta ‘thumbojnë’ atë.

Eugenie Bouchard ka thënë se nuk duhet të lejohej rikthimi i ruses në botën e tenisit.

“Kritikët nuk kanë nevojë të flasin për mua, sepse ata nuk kanë fakte. Kjo është karriera ime, e pranova gabimin, e vuajta atë, dhe tani jam rikthyer”, është shprehur Sharapova.

Komentet
Top