Gazetari e quan Bleonën antivlerë

bleona-730x392.jpg

Gazetari shqiptar që jeton dhe punon prej vitesh në Britaninë e Madhe, Arben Manaj, ka sulmuar hapur dhe publikisht Bleona Qeretin, duke e quajtur atë një antivlerë kombëtare.

Ai ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook lajmin që tabloidi DailyMail i ka kushtuar zhveshjes së shqiptares së pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

Sipas Manaj, Bleona nuk bëhet dot yll në Hollivud, ndaj zhvishet, ndërsa në parashikimin e tij, kur të jetë 100 vjetori i Oscar, e reja do të jetë tërësisht transparente.
“Tabloidi britanik ksenofob Daily Mail, sa herë mundet na poshtron me antivlerat shqiptare! Kësaj here ka pikasur një tjetër! Kur nuk bëhësh dot yll në Hollivud, të ngel vetëm roli i asteroidit të dëshpërimit, vanitetit dhe fatkeqësisë njerëzore! Kur të jetë 100 vjetori i Oskarve, kjo figure e trishtë trupore do jetë totalisht transparente në gjakimin për publicitet me çdo çmim! Keqardhje kombëtare”, shkruan ai.

Komentet
Loading...
Top