Gazetari Hajdari thumbon opozitën shqiptare në Maqedoni

fejzi-640x425.jpg

Fejzi Hajdari

PO-të e opozitës shqiptare, dhe bashkëpunimi JO!

Se sa janë të sinqerta PO-të, deklarative të opozitës shqiptare, më së miri flet mos bashkëpunimi, qoftë edhe për të shprehur rovoltën e përbashkët ndaj qeverisë antishqiptare Ahmeti-Gruevski. Të thuash PO, në kontekst të gatishmërisë për bashkëpunim opozitar shqiptar, dhe të mos gjeshë formën ose mundësinë për bashkëpunim, ndodhë vetëm tek opozita shqiptare në Maqedoni. Kjo është shumë qesharake, për të
mos thënë JOSERIZOE.
Në fakt, “gatishmëria deklarative” dhe mosbashkëpunimi konkret i lidershqipit opozitar shqiptar, flet për infantilitetin, joseriozitetin
dhe mungesën e vetëtdijes. Paramendoni, sillen kështu me një papërgjegjësi dhe komoditet tani kur janë në opozitë, por cfarë mund të prisni nga këta kur të vijnë në qeveri?
Për një gjë jam shuë i sigurtë se opozita shqiptare me këtë strategji KURRë, ama bash KURRë, nuk mund as ta zbehë e aq më pak ta rrëzojë këtë qeveri. Me këtë sjellje dhe joseriozitet, vetëm se shtohen dyshimet tek shqiptarët, nëse opozita shqiptare (një pjesë e opozitës) është e interesuar për ta rrëzuar këtë qeveri, apo mos vallë me opozitën shqiptare nga distanca po e “qeverisë’ ndojëra nga partitë qeveritare.
Veprimet e deritanishme të opozitës shqiptare, lënë shumë për tu besuar varianti i fundit.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top