Loading...

Gent Mehmeti: Jam autokton

gent-mehmeti.jpg

Shkruan: Gent Mehmeti

Jam vetëm 19 vjeç, edhe sot sikurse gjithmonë më pengon fakti se sa vuajmë ne Shqipëtarët.
Më digjet shpirti nga vuajtjet që historikisht i kemi pasur dhe vazhdojmë ti kemi prezente në ditët e sotme.
Unë nuk vuaj nga manitë, por më mungon buzëqeshja.
Edhe unë si gjithkush ka dëshirë të shikojë popullin e vet të lumtur e jo të përlotur.
Unë se kam ndërmend të vuaj të premtoj populli im,
dhe mendoj në çdo çast për ty.
Nuk dua të quhem analist politik por revulucionist i vëndit tim.
Edhe unë si gjithkush dua të shoh dritën e diellit që ka kohë që na morën dhe na mbyllën në errësirë.
Nuk dua lule e skulptura bronzi.
Dua dritë të shikoj, dua frymë të mar, dua edhe shqip të flas, dua liri pa luftë, paqe pa dhunë dhe
gëzim pa vuajtje.
Dua se çfarë dua, popullin tim se lë kurrë të vuaj.
Unë atëdhe rezervë nuk kam.
Kjo është toka ime që quhet Iliridë e jo “Maqedoni” e rrejshme poashtu si “Maqedonasit” që mundohen të formojnë histori kombëtare me gënjeshtra, duke i vjedhur historinë vendeve të tjera.
Unë jam Autokton.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media