Getinjo flet për ndarjen nga ‘On Records’ dhe këngët e fshira

gggg.jpg

Reperi i njohur nga Kosova, Getinjo u komentua gjatë për largimin e tij nga ‘On Records’ prej një konflikti me menaxherin, i cili largoi projektet muzikore nga kanali Youtube.

Gjatë një interviste për Express, ai tregoi se do vijë me këngë të reja shumë shpejt pasi po punon shumë.

Getinjo: Këngët janë fshirë ose privatizuar për arsye të caktuara. Ndoshta ndonjëherë do kthehen ose jo, por me rëndësi është i dinë këngët dhe do ketë të reja. Nuk duhet të mërziten, ata duhet të mërziten kur të vdesim.

Së bashku me vëllain e tij Mozzik solli labelin e ri ‘2Euro’ që nënkupton se cdo gjë nis dhe zhvillohet me kalimin e kohës. Gjithashtu për raportet me ish-anëtarët e grupit, Getinjo tha se nuk shan asnjërin dhe nuk ka asgjë me ta kështu që nuk do flasë asnjëherë fjalë negative.

Komentet
Loading...
Top