Gëzohet Kosova, trajneri i Kroacisë konfirmon mungesën e Modric

modric_main_3590451b.jpg

Trajnerit të Kroacisë, Ante Çaçiç ka zyrtarizuar që Luka Modric do të mungojë një muaj për shkak se ditën e djeshme mesfushori i Real Madridit kreu një operacion në gjurin e majtë.

“Ne do të jemi pa Modricin ndaj Kosovës. Ai u detyrua të bëjë disa pastrime në gjurin e tij të majtë dhe do të mungojë një muaj”, ka thënë Ante Çaçiç.

Kujtojmë që më 6 tetor Kosova do të luajë në “Loro Boriçi” të Shkodrës kundër Kroacisë.

Komentet
Top