Loading...

Gjatë përleshjes me policinë mbetet i vrarë tetovari i dënuar me 25 vjet burg – FOTO

0-2.jpg

Një i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, në përpjekje për t’iu shmangur policisë, ka mbetur i vrarë në Tetovë. Bëhet fjalë për 38 vjecarin Jeton Rexhepi, i dënuar më parë për vrasje.

I arratisur shumë vite më herët nga burgu, policia ka tentuar ta privoj nga liria. Kjo ishte tentativa e katërt me radhë e policisë për ndalimin e tij, por Rexhepi, është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Burimet e para nga terreni flasin se Rexhepi ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr drejt forcave speciale që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit.

Policia kishte tentuar ta ndalonte edhe në vitin 2012, në 2014 si dhe në 2016 por i dënuari i arratisur nga burgu i Shtipit ia kishte dalë t’i ikte policisë.

Të dhënat jo zyrtare flasin se Rexhepi akuzohej gjithashtu edhe për një rrëmbim, gjatë viteve të tij të arratisë.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media