Loading...

Gjërat e bukura që çiftet e lumtura bëjnë në fundjavë

Happy-couple-taking-photos-on-cell-phone-Stock-Photo.jpg

Happy couple lying in the park among leaves,enjoying in the beautiful autumn day.

Gjatë javës ndihet më shumë lodhja dhe përkushtimi që secili ka në jetën e tij.

Çiftet duhet t’i kushtojnë më shumë kohë fundjavës, që të gëzojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.

Çiftet më të lumtura bëjnë këto gjëra gjatë fundjavës:

  1. Ata bëjnë një ekuilibër mes “unë” dhe “ne”

Çiftet më të lumtura janë në gjendje të ndihen të lidhur duke i lënë hapësirë njëri-tjetrit. Ata e dinë rëndësinë e kohës dhe mundohen që të mbështesin sa më shumë. Kjo nuk do të thotë që nuk qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, por u kushtojnë rëndësi edhe shoqërisë.

  1. Ata planifikojnë diçka të këndshme së bashku

Shumë çifte janë kaq të tronditur nga java e tyre saqë në fundjavë bëjnë plane zbavitëse. Nëse një person është më i mirë në planifikim, le ta bëjë këtë dhe personi tjetër mund të ofrojë diçka tjetër interesante. Në fund do zgjidhet diçka dhe nuk përfundojnë duke i kapur monotonia, thotë Celeste Hirschman dhe Danielle Harel, ekspertë të marrëdhënieve mes çifteve.

  1. Marrëdhënia seksuale ka shumë rëndësi

Gjatë javës çiftet kanë vështirësi për të krijuar hapësirë për intimitet, sepse duhet të zgjohen dhe të shkojnë në punë, dhe në fund të ditës ata janë të lodhur. Marrja e kohës për marrëdhënien seksuale është e domosdoshme për një raport të shëndetshëm. Fundjava është e përkryer për të qëndruar në shtrat me partnerin, thotë Carroll, terapiste për çiftet.

Komentet
Top