Gjermanët vërshojnë ordinancën e mjekut shqiptar në Gjermani

sgdfgf.jpg

Mjeku shqiptar Ejup Imeri ka marrë përsipër ordinancën e mjekut gjerman Klaus Schneider, i cili pas më se 39 vitesh është pensionuar.

Në rrrugën Baslerstrasse 29 në Bad Säckingen, në ordinancën e mjekut të përgjithsëm gjerman Klaus Schneider, tani mund të merret frymë lirisht. Nga java e kaluar, ordinancën e ka marrë përsipër mjeku shqiptar, specialist për mjekësi të brendshme, Ejup Imeri. Zyrtarisht, Klaus Schneider ia kishte dorëzuar ordinancën më 2 janar të këtij viti pasardhësit të tij, ndërsa deri më 2 mars do të punojnë së bashku që të dy mjekët.

Ejup Imeri 53-vjeçar, i martuar, baba i dy fëmijëve të rritur, është me prejardhje nga Kosova. Fakultetin e Mjekësisë e ka kryer në Universitetin e Prishtinës, në Kosovë, ndërsa më pas ka kryer edhe specializimin katërvjeçar për titullin: Mjek i specializuar për mjekësi të brendshme.

 

Në vitin 2010 pasoi vendosja e tij në Gjermani dhe specializimi i mëtutjeshëm për mjekësi të brendshme në Hannover. Edhe specializimi për mjek specialist për mjekësi të brendshme në Kosovë është i pranuar në Gjermani. Ejup Imeri ka punuar si mjek për mjekësi të brendshme në shtëpinë e shëndetit „Bathildiskrankenhaus“ në Bad Pyrmont, duke vazhduar të specializohet edhe më tej, si mjek profesionist për geriatri, në pritje të rezultateve përfundimtare.

Ai ndjehet mirë i pranuar nga pacientët e tij në ordinancën e re. Për momentin, ordinanca është vërshuar nga pacientët e rinj të cilët ende nuk kanë gjetur mjek familjar. Në çdo tremujor ordinancën e vizitojnë rreth 1.400 pacientë, shumica nga ta vijnë disa herë me radhë, pohojnë dy të punësuarat profesioniste gjermane prej shumë vitesh në ordinancë, Diana Wassmer (18 vite) dhe Katja Probst (16 vite). Që të dyja do të vazhdojnë të punojnë me mjeku shqiptar, pasi ai i vlerëson shumë përvojat e tyre shumëvjeçare. Përpos kësaj, Ejup Imeri është duke menduar të punësojë edhe një person të tretë në ordinancë.

Vizitat e pacientëve janë shpeshtuar edhe nga fakti i mbylljes së spitalit në afërsi ngta fundi i vitit të kaluar. Përnjëherë janë shpeshtuar emergjencat, por edhe kërkesat, rrëfejnë Ejup Imeri dhe Klaus Schneider. „Kam përshtypjen se njerëzit janë frikësuar nga mbyllja e spitalit“, pohon Ejupi për „Badische Zeitung“, përcjellë Shtegu.com. Mjeku gjerman Klaus Schneider ia arriti qëllimit, për të cilin shumë mjekë të tjerë frikësohen të dëshpëruar. Që nga muaji janar 2016 ai ishte në kërkim të pasardhësit të vet në ordinancë.
Shumica e kolegëve të tij, kanë probleme me gjetjen e një pasardhësi, posaçërisht ata të perfiferisë dhe nuk mund të pensionohen pasi nuk duna t`i lënë pacientët pa përkujdesje mjekësore.

Afërsia me Zvicrën dhe pagat më të mirë atje, por edhe byrokracia në rritje në Gjermani, e vështirësojnë kërkimin për pasardhës. Klaus Schneider, mjek i përgjithshëm dhe mjek sportist, ordinancën e vet e ka udhëhequr për shumë vite, ndërsa nga muaji mars do të pensionohet me meritë. (Shtegu.com)

Komentet
Loading...
Top