Loading...

Gjernerata e re e Opel Insignia arrin në 2018 – FOTO

0a-34.jpg

Kompania e njohur Opel në fillim të këtij muaji ka publikuar fotografitë e para zyrtare të gjeneratës së re të modelit Insignia, të cilat bënë që një dizajner i pavarur të merret me versionin e ardhshëm sportiv të modelit OPC i cili do të duhej që të arrijë në vitin 2018.

Autori i këtyre fotografive për Insignia OPC të re ka parashikuar aerodinamikën e re, maskën e përparme të zezë dhe rrotat e mëdha nga alumini. Ndërsa një pjesë e paketës përbën amortizatorët sportiv me ajër, frenat më të forta, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, interier të modifikuar si dhe motor më të fuqishëm.

Sa i përket motorit, tani për tani nuk dihet se çfarë motori do të ketë Insignia OPC e re por është e sigurt se ky model do të jetë më i shpejtë për dallim nga paraardhësi i tij i cili ka motor 2.8-litër Turbo V6 me kapacitet prej 325 kuajfuqi.

Jo zyrtarisht, Insignia OPC e re ndoshta do të jetë në dispozicion me motor 3.0-litër V6 ose 2.0-litër Bi-Turbo.

0

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media